Mbyllet ndeshja, Barcelona 1-2 Real Madrid: Bellingham vendosi El Clasicon

- 21/04/2024 21:05
- 28/10/2023 20:46-Reagimi i Toni Kroos pas golit të Bellingham është bërë viral në internet
- 28/10/2023 20:45-Carlo Ancelotti për Bellingham: Ai është një lojtar që bën diferencën
- 28/10/2023 19:33-Xavi reagon pas ndeshjes ndaj Real Madridit, thotë se ekipi i tij nuk e ka merituar humbjen
- 28/10/2023 18:44-Notat e lojtarëve, Barcelona 1-2 Real Madrid: Shkëlqen Bellingham, zhgënjen Cancelo
- 28/10/2023 18:11-Mbyllet ndeshja
- 28/10/2023 18:08-GOOOOL
- 28/10/2023 17:43-GOOOOL
- 28/10/2023 17:20-Nis pjesa e dytë
- 28/10/2023 17:04-Mbyllet pjesa e parë
- 28/10/2023 16:25-GOOOOL
- 28/10/2023 16:16-Nis ndeshja
- 28/10/2023 14:56-Barcelona – Real Madrid, formacionet zyrtare të El Clasicos
- 28/10/2023 13:25-Barcelona – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i El Clasicos së parë të sezonit
- 28/10/2023 12:27-Xavi publikon listën e lojtarëve të ftuar për El Clasico, tri rikthime të mëdha
- 28/10/2023 11:30-Luka Modric mund t’i thyej dy rekorde në El Clasico dhe të hyjë në historinë e Real Madridit
- 28/10/2023 11:02-Barcelona shkon në El Clasico me rekord të mrekullueshëm në stadiumin e përkohshëm
- 28/10/2023 10:08-Formacioni i kombinuar i El Clasicos – Barcelona përfaqësohet me më shumë lojtarë se Real Madridi
- 28/10/2023 09:00-Lojtarët e Barcelonës dhe Real Madridit që e dinë se çfarë do të thotë të shënosh gol në El Clasico
- 28/10/2023 08:21-Lamine Yamal thyen rekordin 82-vjeçar të El Clasicos
- 27/10/2023 22:12-Konfirmohet mungesa e Florentino Perez në El Clasico – Marrëdhënia mes dy klubeve e tensionuar
- 27/10/2023 22:05-Këto janë formacionet e mundshme për El Clasico, Barcelona dhe Real Madridi me më të mirët në dispozicion
- 27/10/2023 17:10-Ancelotti përditëson gjendjen shëndetësore të Bellingham para El Clasicos
- 27/10/2023 16:35-Xavi: Gavi është pjekur shumë, agresiviteti i tij nuk është problem
- 27/10/2023 15:30-Bellingham emëron momentin ikonik të Ronaldos si kujtimin e tij të preferuar të ndeshjeve El Clasico
- 27/10/2023 13:28-“Ndoshta atij i pëlqen të vërshëllehet”, ylli i Barcelonës për Vinicius Jr
- 27/10/2023 12:07-Xavi buzëqesh para El Clasicos, katër yje stërvitin me grupin
- 27/10/2023 09:59-Ancelotti ndan mendjen për formacionin titullarë në El Clasico – Camavinga i sakrifikuari
- 26/10/2023 23:36-Joao Felix ndezë El Clasicon me deklaratën e tij: Më kujtohet fitorja 0-4 në Bernabeu
- 26/10/2023 23:35-Bellingham tregon me anë të një videoje se a do të jetë i gatshëm për El Clasico
- 26/10/2023 23:34-E cilësoi palaço dhe tha se meriton një shuplakë, Barcelona thyen heshtjen pas komenteve ndaj Vinicius Jr
- 26/10/2023 23:33-Florentino Perez me shumë gjasë do të bojkotojë El Clasicon
- 26/10/2023 23:32-Eskalon situata para El Clasicos: Anëtari i bordit të Barcelonës thotë se Vinicius e meriton një shuplakë fytyrës pasi është palaço
- 26/10/2023 23:31-Një pyetje e vështirë po bëhet nga të gjithë para El Clasicos, por Xavi heziton të jap përgjigje
- 26/10/2023 23:29-Xavi ndihet optimist dhe ka shpresa për rikthimin e disa yjeve për El Clasico
- 26/10/2023 23:28-Xavi dhe Barcelona mbesin pa sensacionin Marc Guiu gjatë gjithë nëntorit
- 26/10/2023 23:27-Jo vetëm Barcelona, edhe Real Madridi me shumë lëndime para El Clasicos
- 26/10/2023 23:25-Situata me lëndime te Barcelona, pesë ditë para El Clasicos: Xavi duhet të shqetësohet
Real Madridi ka triumfuar ndaj Barcelonës me rezultat 2-1 në atë që njihet ndryshe si ‘El Clasico’, në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit spanjoll.
Ndeshja zhvillohet të shtunën në Stadiumin Olimpik të Barcelonës dhe fillon në ora 16:15.
21/04/2024 21:05
Mbahet një minutë heshtje nga lojtarët e të dy skuadrave në kujtim të Luis Gil, drejtorit të garave në La Liga.
28/10/2023 20:46-Reagimi i Toni Kroos pas golit të Bellingham është bërë viral në internet
Reagimi i yllit të Real Madridit, Toni Kroos ndaj golit të jashtëzakonshëm të Jude Bellingham kundër Barcelonës është bërë viral gjithandej nëpër rrjetet sociale.
Të shtunën pasdite, Real Madridi triumfoi në ”Estadi Olímpic Lluís Companys” duke çuar në katër diferencën në pikë me blaugranasit.
28/10/2023 20:45-Carlo Ancelotti për Bellingham: Ai është një lojtar që bën diferencën
Carlo Ancelotti tha se ishte “i befasuar” nga golat që po shënon Jude Bellingham pasi mesfushori i Real Madridit shënoi dy herë në fitoren e tyre 2-1 në El Clasico kundër Barcelonës të shtunën, duke thënë se për momentin ai është lojtari që po bën diferencën.
Bellingham barazoi me një goditje nga distanca në minutën e 68-të në stadiumin “Montjuic”, pasi Ilkay Gündogan kishte kaluar Barcën në avantazh në minutën e gjashtë , përpara se të shënonte golin e fitores në kohën shtesë për ta rikthyer Real Madridin si lider në La Liga me 28 pikë.
28/10/2023 19:33-Xavi reagon pas ndeshjes ndaj Real Madridit, thotë se ekipi i tij nuk e ka merituar humbjen
Xavi Hernandez beson se skuadra e tij Barcelona pësoi një humbje të ‘pamerituar’ ndaj Real Madridit, i cili fitoi me rezultat 2-1 në El Clasico.
Barcelona kaloi në avantazh në në minutën e tetë të takimit përmes Ilkay Gundogan, por më pas humbi epërsinë në pjesën e dytë pas dy golave të shënuar nga Jude Bellingham.
28/10/2023 18:44-Notat e lojtarëve, Barcelona 1-2 Real Madrid: Shkëlqen Bellingham, zhgënjen Cancelo
Real Madrid ka fituar 2-1 në udhëtim tek Barcelona në kuadër të javës së 11-të në La Liga.
Vendasit morën epërsinë në minutën e tetë përmes Gundogan, ndërsa rikthimin e rezultatit te Real Madridi e kompletoi Jude Bellingham me dy gola të shënuar.
28/10/2023 18:11-Mbyllet ndeshja
28/10/2023 18:08-GOOOOL
90'2' Jude Bellingham shënon golin e dytë personal dhe dërgon Real Madridin në epërsi.
28/10/2023 17:43-GOOOOL
68' Jude Bellingham me një goditje të fuqishme shënon për të barazuar rezultatin.
28/10/2023 17:20-Nis pjesa e dytë
28/10/2023 17:04-Mbyllet pjesa e parë
28/10/2023 16:25-GOOOOL
5' Ilkay Gundogan shënon që në start. Gabim në mbrojtjen e Real Madridit dhe Barcelona kalon në epërsi.
28/10/2023 16:16-Nis ndeshja
28/10/2023 14:56-Barcelona – Real Madrid, formacionet zyrtare të El Clasicos
Barcelona dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në La Liga.
Katalunasit janë nikoqir të kryeqytetasve në El Clasicon e parë të sezonit 2023/24, e cila pritet të zhvillohet në Estadio Olimpico me fillim nga ora 16:15.
28/10/2023 13:25-Barcelona – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i El Clasicos së parë të sezonit
Barcelona dhe Real Madridi do të luajnë sot (e shtunë) mes vete në ndeshjen e parë të sezonit 2023/24 në La Liga, në derbin e madh që njihet ndryshe edhe si El Clasico.
Blaugranët janë nikoqir të Mbretërve në takimin që pritet të zhvillohet në Estadio Olimpico, një ndeshje që vjen në një kohë kur dy ekipet janë në formë të lartë.
Sikurse Barcelona, ashtu edhe Real Madridi e kanë nisur sezonin në mënyrë të përkryer, me të parët që nuk kanë asnjë humbje në 10 ndeshjet e para, ndërsa mysafirët kanë një humbje.
28/10/2023 12:27-Xavi publikon listën e lojtarëve të ftuar për El Clasico, tri rikthime të mëdha
Trajneri Xavi Hernandez më në fund ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e sotme (e shtunë) El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridin në Estadi Olompic de Montjuic.
Edhe pse Barça e nisi javën me infermierinë plot me lojtarë të lënduar, shumë prej tyre lojtarë kyç, kanë arritur t’ia dalin dhe të jenë për El Clasicos, por ka edhe nga ata që nuk i dolën dot të rikuperohen.
Në bankën e të lënduarve do të qëndrojnë Pedri, Frenkie de Jong dhe Sergi Roberto, të cilët nuk kanë mundur të shërohen në kohë nga dëmtimet për një ndeshje kaq të vështirë.
Nga ana tjetër, tre yje tjerë i janë bashkuar skuadrës dhe janë ftuar për ndeshjen e sotme nga trajneri Xavi.
28/10/2023 11:30-Luka Modric mund t’i thyej dy rekorde në El Clasico dhe të hyjë në historinë e Real Madridit
Sot (e shtunë) luhet El Clasico, një prej derbit më të mëdhenj në botë. Barcelona dhe Real Madrid do të takohen në kuadër të xhiros së 11-të të La Ligës në një ndeshje që fillon nga ora 16:15.
Çuditërisht, asnjë nga gjigantët spanjollë nuk është në një pozicion lideri në La Liga përpara El Clasicos së sotme.
Girona është në vendin e parë me 28 pikë. Real Madridi është i dyti me 25, dhe Barcelona e treta me një pikë më pak se Mbretërit.
Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për kroatin Luka Modric, nëse luan në të.
28/10/2023 11:02-Barcelona shkon në El Clasico me rekord të mrekullueshëm në stadiumin e përkohshëm
Barcelona ka luajtur ndeshjet e saj në shtëpi për këtë sezon në Estadi Olimpic Lluis Companys, si rezultat i punës së ri zhvillimit që po ndërmerret në Spotify Camp Nou. Pavarësisht se është një shtëpi ‘larg shtëpisë’ për katalunasit, sigurisht që nuk është ndjerë kështu për ta.
Klubi katalunas ka luajtur shtatë ndeshje në stadiumin Olimpik deri më tani këtë sezon, dhe ka grumbulluar një rekord prej 100 për qind fitoresh.
28/10/2023 10:08-Formacioni i kombinuar i El Clasicos – Barcelona përfaqësohet me më shumë lojtarë se Real Madridi
Barcelona dhe Real Madrid do të përballen sot (e shtunë) në Kataluni, por cilët lojtarët do të formonin një ekip të përbërë nga dy skuadrat super të talentuara?
A ka pasur një El Clasico më të barabartë në kujtimet e fundit? Si Barcelona ashtu edhe Real Madrid kanë pikat e forta dhe të dobëta dhe vetëm një pikë i ndan pas 10 ndeshjeve të këtij sezoni të La Ligës.
Në fakt, këto pika të forta dhe të dobëta gjithashtu përputhen mjaft mirë dhe skuadrat duket përafërsisht të njëjta për nga niveli dhe emrat e lojtarëve.
Megjithatë, në formacionin e kombinuar të El Clasicos, duke marrë lojtarët një nga një – Barcelona përfaqësohet me shtatë emra, për dallim nga Real Madridi që ka katër lojtarë.
28/10/2023 09:00-Lojtarët e Barcelonës dhe Real Madridit që e dinë se çfarë do të thotë të shënosh gol në El Clasico
Në El Clasicon e parë zyrtare, Xavi Hernandez dhe Carlo Ancelotti do të mundohen të futin më të mirët në fushë që të marrin rezultatin që e duan.
Për lojtarët, përballja me rivalin më të madh është motivim shtesë dhe të shënosh një gol kundër Barcelonës ose Real Madridit duhet të jetë ekstazë.
Me rinovimin e thellë të të dyja skuadrave, ne nuk i kemi më golashënuesit legjendar të këtyre ndeshjeve si Leo Messi, Cristiano Ronaldo, Luis Suarez apo Karim Benzema, por mes skuadrave të Barcelonës dhe Real Madridit kemi ende lojtarë që tashmë e dinë se çfarë është të shënosh në një El Clasico.
28/10/2023 08:21-Lamine Yamal thyen rekordin 82-vjeçar të El Clasicos
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal është në linjë për të thyer një tjetër rekord klubi në përballjen e sotme (e shtunë) në El Clasico me Real Madridin.
16-vjeçari është zhvilluar në një lojtar jetik për klubin dhe vendin në 12 muajt e fundit dhe ai duket se do të startojë kundër Los Blancos në Kataluni.
Megjithatë, ndërsa përparimi i tij bën përshtypje, rekordet vazhdojnë të bien dhe të pretendohen nga produkti më i fundit i linjës së prodhimit La Masia.
27/10/2023 22:12-Konfirmohet mungesa e Florentino Perez në El Clasico – Marrëdhënia mes dy klubeve e tensionuar
Florentino Perez ka refuzuar mundësinë për të marrë pjesë në përballjen e skuadrës së tij me Barcelonën këtë fundjavë.
Perez ishte paraparë të ishte prezent në stadium për ndeshjen e së shtunës, por një sërë ngjarjesh të fundit kanë bërë që ai të vendosë kundër udhëtimit në Kataloni.
27/10/2023 22:05-Këto janë formacionet e mundshme për El Clasico, Barcelona dhe Real Madridi me më të mirët në dispozicion
Barcelona dhe Real Madrid do të luajnë El Clasicon e parë të sezonit 2023-24 këtë të shtunë në Stadiumin Olimpik.
Barça do të përpiqet të kalojë Real Madridin në renditje, ndërsa Los Blancos do të kërkojnë të zgjasin distancën aktuale prej një pike nga Blaugranët.
Në përpjekje për të fituar El Clasico, si trajneri i Barçës, Xavi Hernandez, ashtu edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, do të fusin 11-shet më të mira, duke marrë parasysh dëmtimet që kanë në skuadrat e tyre.
27/10/2023 17:10-Ancelotti përditëson gjendjen shëndetësore të Bellingham para El Clasicos
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka këmbëngulur se Jude Bellingham është në dispozicion për t’u përballur me Barcelonën në El Clasico nesër (e shtunë).
Bellingham u largua në minutën e 89-të në fitoren 2-1 të Real Madridit Madridit kundër Bragas në Ligën e Kampionëve të martën.
Gazeta spanjolle El Partidazo ka raportuar se superylli anglez po vuante nga një shqetësim muskulor.
27/10/2023 16:35-Xavi: Gavi është pjekur shumë, agresiviteti i tij nuk është problem
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka lavdëruar të riun Gavi për ‘thyerjen e kufirit’ midis pasionantit dhe të padisiplinuarit, duke pretenduar se ai e kontrollon veten në fushë shumë mirë.
19-vjeçari ka marrë kritika për atë që disa e perceptojnë si një qasje tepër agresive në fushë. Me raste ai e ka futur veten në telashe, teksa është përjashtuar dy herë me karton të kuq.
27/10/2023 15:30-Bellingham emëron momentin ikonik të Ronaldos si kujtimin e tij të preferuar të ndeshjeve El Clasico
Jude Bellingham ka zbuluar kujtimin e tij të preferuar të ndeshjeve El Clasico përpara ndeshjes së Real Madridit me Barcelonën këtë fundjavë.
Të shtunën, dy fuqitë e futbollit spanjoll do të përballen mes vete në El Clasicon e parë të sezonit të La Ligës.
Në fillim të ndeshjes, Real Madridi është në krye të tabelës së La Ligës me 25 pikë, Girona është e dyta me të njëjtat pikë dhe Barcelona është e treta, një pikë prapa liderit.
Përpara ndeshjes, superylli i ri i Real Madridit, Bellingham ka zbuluar kujtimin e tij të preferuar të El Clsicove mes dy klubeve më të mëdha në futbollin botëror.
27/10/2023 13:28-“Ndoshta atij i pëlqen të vërshëllehet”, ylli i Barcelonës për Vinicius Jr
Ylli i Barcelonës, Ilkay Gundogan ka mbrojtur homologun e tij të Real Madridit, Vinicius Junior, kundër pretendimeve se ai qëllimisht përpiqet të ngacmoj kundërshtarët e tij me stilin e tij të lojës.
Më herët gjatë javës, drejtori dhe zëdhënësi i Barcelonës, Mikel Camps, u bë tituj për postimet në Tëitter se Vinicius Jr meritonte një shuplakë të mirë dhe se 'nuk është racizëm', për të cilin zëvendës-presidenti Rafa Yuste ka kërkuar falje.
E gjithë kjo ndodhi pas një incidenti kur Real Madridi ishte duke fituar 2-0 kundër Bragas, dhe Vinicius Jr bëri një numër driblimesh të panevojshme.
Gjatë një interviste me Esport3 përpara El Clasico, Gundogan u pyet nëse ai mendonte për Vinicius Jr si një lojtar provokues.
27/10/2023 12:07-Xavi buzëqesh para El Clasicos, katër yje stërvitin me grupin
Barcelona e Xavit po rikuperohet me afrimin e El Clasicos ndaj Real Madridit të kësaj të shtune.
Nëse të enjten ishte Raphinha që u rikthye në stërvitje me grupin, në seancën e kësaj të premte ishin katër yje tjerë që iu bashkuan ekipit.
27/10/2023 09:59-Ancelotti ndan mendjen për formacionin titullarë në El Clasico – Camavinga i sakrifikuari
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thuhet se ka ndarë mendjen rreth formacionit titullarë në ndeshjen El Clasico ndaj Barcelonës.
Real Madridi udhëton drejt Barcelonës për El Clasicon e parë të sezonit, e cila do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 16:15.
Mbretërit po kalojnë një sezon më se të jashtëzakonshëm, me vetëm një dështim – humbjen në derbi kundër Atletico Madridit.
Megjithatë, El Clasico pritet të jetë një test i madh për ekipin e Ancelottit dhe rrugën që ata mund ta trasojnë këtë sezon.
26/10/2023 23:36-Joao Felix ndezë El Clasicon me deklaratën e tij: Më kujtohet fitorja 0-4 në Bernabeu
Joao Felix ka thënë se e kujton shumë mirë triumfin 4-0 të Barcelonës ndaj Real Mdridit në Santiago Bernabeu.
Dy skuadrat takohen të shtunën e 28 tetori, duke synuar që të pozicionohen në vendin e parë dhe të krijojnë diferencë.
26/10/2023 23:35-Bellingham tregon me anë të një videoje se a do të jetë i gatshëm për El Clasico
Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham u stërvit vetëm sot (e enjte), por ka thënë për media se do të jetë i gatshëm për El Clasicon e së shtunës ndaj Barcelonës.
Bellingham doli me një tendosje muskulore në minutat e fundit kundër Bragës të martën në mbrëmje.
26/10/2023 23:34-E cilësoi palaço dhe tha se meriton një shuplakë, Barcelona thyen heshtjen pas komenteve ndaj Vinicius Jr
Gjatë ndeshjes së Real Madridit në Ligën e Kampionëve me Bragën të martën, të cilën ata e fituan 2-1, drejtori dhe zëdhënësi i Barcelonës, Mikel Camps bëri një postim në Twitter duke bërë thirrje se Vinicius Junior meriton “të marrë një shuplakë” pasi e pa atë duke u shfaqur gjatë ndeshjes në Portugali.
Real Madridi ishte i tërbuar në mënyrë të kuptueshme me komentet e Camps, deri në pikën që presidenti Florentino Perez ka vendosur të bojkotojë El Clasicon e kësaj fundjave në stadiumin Olimpik për shkak të incidentit.
26/10/2023 23:33-Florentino Perez me shumë gjasë do të bojkotojë El Clasicon
Florentino Perez më shumë gjasë nuk do të udhëtojë në Barcelonë për El Clasico pasi raportet mes Real Madridit dhe Barcelonës nuk janë të mira.
Arsyeja e raportuar për vendimin e tij nuk ka të bëjë me përfshirjen e Barçës në çështjen famëkeqe Negreira.
26/10/2023 23:32-Eskalon situata para El Clasicos: Anëtari i bordit të Barcelonës thotë se Vinicius e meriton një shuplakë fytyrës pasi është palaço
Një anëtar i bordit të Barcelonës ka goditur ashpër asin e Real Madridit, Vinicius Junior përpara El Clasicos këtë fundjavë. Zëdhënësi i bordit të drejtorëve të klubit katalunas, dhe anëtari numër 33,796 i klubit, Mikel Camps, është futur në rrjetet sociale për të sulmuar brazilianin.
26/10/2023 23:31-Një pyetje e vështirë po bëhet nga të gjithë para El Clasicos, por Xavi heziton të jap përgjigje
Kush do të luaj si mbrojtës i djathtë në El Clasico? Kjo është pyetja që bëhet nga të gjithë tifozët e Barcelonës dhe Real Madridit para përballjes së dy gjigantëve spanjollë në fundjavë.
Është një pyetje e madhe që Xavi është përballur ditëve të fundit, por trajneri katalunas ende nuk ka dhënë një përgjigje.
26/10/2023 23:29-Xavi ndihet optimist dhe ka shpresa për rikthimin e disa yjeve për El Clasico
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk e ka përjashtuar mundësinë që disa nga lojtarët e tij të lënduar të rikuperohen në kohë për t’u përballur me Real Madridin të shtunën mbrëma në El Clasico.
Blaugranët aktualisht kanë gjashtë lojtarë të lënduar, dhe Xavi pak a shumë përjashtoi mbrojtësit Jules Kounde dhe Sergi Roberto nga ndeshja e së shtunës.
26/10/2023 23:28-Xavi dhe Barcelona mbesin pa sensacionin Marc Guiu gjatë gjithë nëntorit
Sensacioni i Barcelonës, Marc Guiu është ftuar nga kombëtarja e Spanjës për Kupën e Botës U-17 që do të luhet në Indonezi nga data 10 nëntor deri më 2 dhjetor.
Marc Guiu, golashënuesi i fitores së Barcelonës ndaj Athletic Bilbao këtë të diel, sapo doli në fushë në ditën e debutimit me ekipin e parë ka fituar vëmendjen e gjithë botës.
26/10/2023 23:27-Jo vetëm Barcelona, edhe Real Madridi me shumë lëndime para El Clasicos
Real Madridi ka probleme të shumta me lëndime para përballjes ndaj Barcelonës në El Clasicos e kësaj fundjave në La Liga.
Thibaut Courtois dhe Eder Militao kanë qenë jashtë për disa kohë dhe Carlo Ancelotti nuk mund të llogarisë për një kohë të gjatë.
26/10/2023 23:25-Situata me lëndime te Barcelona, pesë ditë para El Clasicos: Xavi duhet të shqetësohet
Barcelona aktualisht po përballet me gjashtë lojtarë të lënduar, kur kanë mbetur vetëm pesë ditë nga përballja me Real Madridin.
Skuadra katalunase ka disa lojtarë kyç jashtë fushës, por dy tashmë e kanë të sigurt se nuk do të luajnë në El Clasico.































































