Barcelona po e largon Ter Stegenin shkaku i një arsye të fortë

Barcelona po refuzon të mbajë një portier rezervë me pagë të lartë sezonin e ardhshëm.
Prandaj, ata besojnë se Marc-Andre Ter Stegen duhet të largohet nga klubi, sipas Ferran Correas të Diario Sport.
Ter Stegen është një nga lojtarët më të paguar të Barcelonës me një kontratë që zgjat për tre vitet e ardhshme.
Megjithatë, Barcelona ka nënshkruar me Joan Garcian nga Espanyol, dhe portieri i ri spanjoll pritet të jetë numri një sezonin e ardhshëm.
Kujtojmë që Barca ende e ka Wojciech Szczesnyn, të cilit i kanë ofruar edhe një kontratë njëvjeçare.
Andaj, portieri gjerman ka filluar të kërkojë një klub të ri, pasi nuk është në planet e Hansi Flick. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































