LAJMI I FUNDIT:

Barcelona planifikon shitjen e gjashtë lojtarëve për të financuar dy blerjet e mëdha

Barcelona planifikon shitjen e gjashtë lojtarëve për të financuar dy blerjet e mëdha

Barcelona do të financojë lëvizjet për sulmuesin Lautaro Martinez dhe mesfushorin Miralem Pjanic këtë verë duke shitur, ose shkëmbyer, gjashtë prej lojtarëve aktual në skuadrën e tyre.

Skuadra e La Ligës aktualisht kryeson kampionatin me dy pikë epërsi ndaj Real Madridit dhe janë të gatshëm ta mbrojnë titullin e fituar sezonin e kaluar.

Planet për sezonin e ardhshëm gjithashtu kanë filluar dhe Martinez i Interit dhe Pjanic i Juventusit janë në krye të listës së dëshirave të tyre.


Drejtori sportiv i Interit, Ausilio: Shumë interesim për Lautaron, Barcelona duhet të paguajë klauzolën nëse e do
Lexo po ashtu Drejtori sportiv i Interit, Ausilio: Shumë interesim për Lautaron, Barcelona duhet të paguajë klauzolën nëse e do

Por, sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona do të duhet të shes deri në gjashtë lojtarë për të financuar lëvizjet e mëdha të këtyre dy yjeve.

Gazeta spanjolle thotë se Arturo Vidal, Nelson Semedo, Jean-Clair Todibo, Junior Firpo, Moussa Wague dhe Rafinha janë të gjithë në shitje këtë verë.

Vidal dhe Semedo kanë qenë të lidhur me Interin, por skuadra e Antonio Contes nuk dëshiron shkëmbime të lojtarëve si pjesë e marrëveshjes për sulmuesin e tyre dhe do të dëshironte të negocionte për lojtarët veç e veç në çdo negociatë për Martinezin.

Semedo u tha se tashmë po shkonte drejt Juventusit si pjesë e një marrëveshje që do të kishte parë Pjanic, Mattia De Sciglio dhe 25 milionë euro të shkonin në Camp Nou, por kjo thashetheme është mohuar, ndërsa portugezi ka qenë i lidhur edhe me Manchester Cityn.

Todibo ka qenë në huazim te Schalke këtë sezon dhe ka një mundësi blerje prej 22 milionë eurosh në marrëveshjen e tyre, por klubi gjerman nuk është i gatshëm të paguajë këtë shumë, ndërsa francezi ka qenë i lidhur edhe me Evertonin.

Rafinha dhe Wague janë të dy në huazim këtë sezon te Celta Vigo dhe Nice, dhe të dy mund të bëjnë lëvizjet e tyre të përhershme në fund të sezonit.

Në fund, Firpo i cili u bashkua me klubin vetëm verën e kaluar, mund të largohet për rreth 25 milionë euro.

Pavarësisht se duhet të shesë shumë lojtarë për të kapur fondet, nuk ka dyshim se skuadra e Quique Setien do të ishte më mirë me Martinez dhe Pjanic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Benzema këshillon Vinicius Juniorin dhe lë të kuptohet për rikthimin e tij në Real Madrid

Benzema këshillon Vinicius Juniorin dhe lë të kuptohet për rikthimin e tij në Real Madrid

La Liga
Barcelona shqetësohet pasi La Liga apelon vendimin e regjistrimit të Olmos dhe Victorit

Barcelona shqetësohet pasi La Liga apelon vendimin e regjistrimit të Olmos dhe Victorit

La Liga

"E shoh veten këtu", Rafael Leao komenton të ardhmen mes interesimit të Barcelonës

La Liga
Ish-lojtari i Liverpoolit pretendon se Gerrard ishte 'frikësuar' prej tij dhe i kërkoi fanellën në ditën e tij të parë

Ish-lojtari i Liverpoolit pretendon se Gerrard ishte 'frikësuar' prej tij dhe i kërkoi fanellën në ditën e tij të parë

Premier League
David Moyes konfirmohet si trajner i ri i klubit të Ligës Premier

David Moyes konfirmohet si trajner i ri i klubit të Ligës Premier

Premier League
Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve

Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve

La Liga
Kalo në kategori