Barcelona po përgatitet t’i ofrojë një kontratë të re njëvjeçare Robert Lewandowskit, por sulmuesi polak ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.

Sipas “Diario Sport”, presidenti Joan Laporta është i vendosur që ta mbajë sulmuesin në klub si një formë vlerësimi për ndikimin që ai ka pasur që nga transferimi nga Bayern Munich.


Oferta e re pritet të jetë një zgjatje njëvjeçare, por me një ulje të konsiderueshme të pagës bazë. Megjithatë, në kontratë do të përfshihen bonuse të lidhura me performancën, që mund ta kompensojnë pjesërisht këtë reduktim.

Lewandowski, nga ana tjetër, kërkon më shumë qartësi për rolin e tij në projektin e trajnerit Hansi Flick para se të marrë vendimin final. Ai dëshiron të dijë se sa i rëndësishëm do të jetë në planet e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

37-vjeçari raportohet se është i gatshëm të pranojë një rol më të kufizuar nëse Barcelona transferon një sulmues të ri titullar, por njëkohësisht kërkon të ndihet i vlerësuar brenda grupit.

Interesimi për të mbetet i lartë edhe nga klube të tjera, me Juventusin, AC Milanin dhe Chicago Fire që po monitorojnë situatën e tij përpara një transferimi të mundshëm gjatë verës./Telegrafi/

telegrafi sport app