Barcelona ka identifikuar mbrojtësit e Interit, Stefan de Vrij dhe Milan Skriniar si objektiva të mundshëm transferimi.  

Me Samuel Umtiti të dëmtuar vazhdimisht, kampionët spanjollë synojnë të sjellin përforcime në qendrën e mbrojtjes në janar.


Dhe, sipas mediave italiane drejtuesit e Barcelonës tashmë kanë etiketuar objektivat e tyre që gjenden brenda Serie A.

Sipas Calcio Mercato, dyshja e mbrojtjes së Interit, de Vrij Skriniar shihen si objektiva të mundshëm transferimi nga Barcelona.

skriniar de vrij

De Vrij dhe Skriniar kanë përfunduar në radarin e Barcelonës pas fillimit të fortë në sezonit 2019-20 me Interin, të cilët aktualisht zënë vendin e dytë në Serie A.

Megjithatë, transferimi i kësaj dyshe do të jetë shumë i vështirë për katalunasit, pasi si de Vrij, ashtu edhe Skriniar shihen të pa-shitshëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app