Barcelona mposht me rezultat të thellë Mallorcan, Messi shënon het-trik

Barcelona ka fituar me rezultat 5-2 takimin ndaj Mallorcas të vlefshëm për javën e 16-të në La Liga.
Gjiganti katalunas është përkujdesur për fitoren e radhës në kampionat, duke rikthyer po ashtu pozitën e parë në tabelë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Barcelonës, të cilët arritën të shënojnë edhe tri gola, për dallim të një golit të shënuar nga Mallorca.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm shtatë minutave me anë të Antonine Griezmann, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të portierit Marc-Andre ter Stegen.
Në minutën e 17-të në skenë doli Lionel Messi, i cili shënoi një gol të bukur për 2-0, ndërsa Ante Budimir (35') ngushtoi epërsinë në 2-1.
Messi u shfaq përsëri me një supergol në minutën e 41-të për 3-1, ndërsa Luis Suarez (43') me një gol të rrallë me thembër dërgoi ekipin e tij në pushim me epërsinë 4-1.
Në pjesën e dytë, përsëri Barcelona ishte më e mirë duke sulmuar dhe menaxhuar mirë ndeshjen, por ishin mysafirët që shënuan të parët.
Budimir (64') ishte përsëri shënues i mysafirëve për rezultat 4-2, ndërsa Messi (83') kompletoi het-trikun dhe vulosi rezultatin përfundimtar 5-2.
Pas kësaj fitore, Barcelona gjenden në pozitën e parë me 34 pikë, po aq sa Real Madridi i dyti, ndërsa Mallorca renditet e 17-ta me 14 pikë.
Në takimin e radhës, katalunasit udhëtojnë te Real Sociedadi, ndërsa Mallorca udhëton te Celta Vigo. /Telegrafi/
https://twitter.com/BarcasBoY/status/1203407290805604352
https://twitter.com/Championsleagve/status/1203410899169677312
https://twitter.com/BTVideoClips/status/1203421458715701248
https://twitter.com/ayalacarlosmx/status/1203431442405036033


















































