Barcelona ka marrë oferta për pesë lojtarë që tashmë janë në listën e largimeve dhe shumë shpejt mund të kemi largimin e tyre.
Klubi i madh katalunas është i etur të përforcojë edhe më shumë skuadrën pas dështimit për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Por, për t’i arritur disa nga objektivat e tyre të shtrenjtë, klubit i duhet të shes disa nga lojtarët e panevojshëm.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona tashmë ka marrë oferta për pesë lojtarë: Malcom, Jasper Cillessen, Andre Gomes, Denis Suarez dhe Nelson Semedo.
Megjithatë, ky medium pretendon se kampionët spanjollë janë duke pritur për të marrë një vendim për të ardhmen e secilit prej këtyre lojtarëve derisa të jetë e qartë nëse Philippe Coutinho do të qëndrojë në Camp Nou sezonin e ardhshëm.
Nuk ka pasur ende oferta për brazilianin, por Barça thuhet se është e prirur të shesë Coutinho gjatë sezonit, pasi ky lojtarë do t’i sillte më shumë para. /Telegrafi/