FC Barcelona ka marrë një lajm pozitiv përpara përballjes me Newcastle United në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Hansi Flick dhe asistenti i tij Marcus Sorg rikthehen në stol.


Të dy u pezulluan fillimisht me nga një ndeshje mungesë për shkak të sjelljes në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar ndaj Interit.

Pezullimi erdhi pas debatit që shpërtheu pas eliminimit të Barcelonës, por klubi e kundërshtoi vendimin duke bërë apel.

Sipas Mundo Deportivo, UEFA ka pranuar pjesërisht apelin dhe ka vendosur të shtyjë zbatimin e dënimit.

Kjo do të thotë se Flick dhe Sorg do të jenë të pranishëm në bankinë për ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app