Barcelona ka arritur të shënojë fitore me rezultat 5-1 ndaj Real Valladolidit, duke u kthyer në lider të La Ligas.

Kjo është fitorja e pestë në pesë ndeshjet e fundit për katalunasit, ku tani me 22 pikë janë në vendin e parë.


Ndeshja nisi shumë mirë për Barcelonën që gjetën golin pas minutës së 5-të me Clement Lenglet.

Por nuk vonoi shumë dhe mysafirët barazuan. Kiko shënoi për 1-1 në minutën e 15-të.

GettyImages 1184238256 Pamje nga ndeshja . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Në minutën e 29-të ishte Leo Messi që asiston për Arturo Vidal që shënoi për 2-1.

Messi shënoi në minutën e 34-të një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për ta mbyllur ndeshjen 3-1.

GettyImages 1184240698 Arturo Vidal dhe Lionel Messi . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Edhe në pjesën e dytë Barcelona arriti të shënojë.

Messi shënoi në minutën e 75-të për 4-1, ndërsa nuk vonoi dha edhe një asistim për Suarez që shënoi pas dy minutash.

GettyImages 1184241048 Lionel Messi . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Më këto dy gola u mbyll edhe ndeshja, e cila dhuroi shumë momente të bukura. /Telegrafi/

telegrafi sport app