Barcelona konfirmon se është thyer rekordi i shikueshmërisë në Camp Nou në miqësoren ndaj Arsenalit

Barcelona ka njoftuar se kanë thyer rekord shikueshmërie në miqësoren ndaj Arsenalit që u zhvillua në Camp Nou.
Skuadra katalunase e mposhti atë londineze me rezultat 2-1, derisa golat u shënuan nga Pierre-Emerick Aubameyang, Maitland-Niels (auto-gol) dhe Luis Suarez.
Përballja që nuk pritej të kishte interesim të madh shkaku se ishte vetëm një miqësore, ka vërtetuar të kundërtën.
Blaugranasit kanë konfirmuar se kanë thyer rekordin e tifozëve prezent në stadiumin e tyre, që ishin plotë 98, 812 tifozë.
Rekordi i shikueshmërisë mbahej nga përballja e Barcelonës me Liverpoolin në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve me 98,299 mijë tifozë të pranishëm.

Nga
Telegrafi
04/08/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate























































