Barcelona kishte shitur Neymarin verën e kaluar për 222 milionë euro, por sa i përket blerjeve nuk i afrohet kësaj shumë, pasi ajo është dy herë më e lartë. 

Barcelona është në krye të klubeve për shpenzime, duke lënë pas 387 milionët eurot e Manchester City, ato të Paris Saint-Germain (373 milionë euro) dhe Liverpoolit (350 milionë euro).


Blerja e fundit e Barcelonës, është Malcom që erdhi për 41 milionë euro, plus 1 milion euro shtesë.

malcom 2 e1532539406354

Pastaj i shtohen 31 milionë eurot e paguara për mesfushorin Arthur, me 9 milionë euro shpenzime tjera për brazilianin.

Pas tij vijnë 39.5 milionë eurot e harxhuara për nënshkrimin e Clement Lenglet, për ta arritur shumën e 107.9 milion eurove vetëm këtë verë.

Me kaq nuk ndalet, pasi Barcelona kishte nënshkruar me Philippe Coutinhon, i cili kushtoi 120 milion euro, plus 40 milion euro bonuse, transmeton Telegrafi.

15174248536369

Ndërsa zëvendësimi i menjëhershëm i Neymar, Ousmane Dembele, erdhi për 105 milion euro dhe 40 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Deri më tani së bashku me shtesat e paguara, shifra arrin në 384.7 milionë euro.

Shitjet e kësaj vere

Në anë tjetër duhet të llogariten edhe shitjet. Barcelona është e hapur për oferta për një numër lojtarësh.

Paulinhon ka shkuar te Guangzhou Evergrande si huazim me detyrim blerje prej 50 milionë eurove.

paulinho 3

Javier Mascherano, Cristian Tello dhe Gerard Deulofeu, kanë pruar në arkat e klubit 22.5 milionë euro.

Kur shtohet dhe ajo e Neymarit (222 milionë euro), katalanasit kanë grumbulluar 244.5 milion euro nga shitjet.

al khelaifi neymar

Shpresa është që shuma të arrihet në 350 milionë euro, me shitjet e Jasper Cillessen, Aleix Vidal, Yerry Mina, Andre Gomes, Rafinha, Munir El Haddadi dhe disa të tjerë.

Një shumë e këtyre parave të tubuara mund të shkojnë për blerjet e Aleksander Golovin, Adrien Rabiot dhe Frenkie de Jong. /Telegrafi/

telegrafi sport app