LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ka harxhuar 307 milionë euro në gjashtë muaj për pesë lojtarë – Neymari e ‘detyroi’, por edhe e ndihmoi të blejë (Foto)

Barcelona ka harxhuar 307 milionë euro në gjashtë muaj për pesë lojtarë – Neymari e ‘detyroi’, por edhe e ndihmoi të blejë (Foto)

Para pesë muajsh Paris Saint-Germain e bleu Neymar nga Barcelona, duke e paguar shifrën e 222 milionë eurove.

Por që nga ajo kohë Barcelona ka harxhuar mbi 300 milionë euro dhe kjo për herë të parë në histori.

Blerjet më të shtrenjta janë fillimisht ajo e Ousmane Dembele e pastaj e Philippe Coutinho.


Dembele, rekordi i parë i Barcelonës

Gjashtë blerjet e ardhura kushtuan 307 milionë euro me Dembelen (€105m), Coutinho (€120m), Paulinho (€40m), Nelson Semedo (€30m) dhe Gerard Deulofeu (€12m).

Nuk duhet harruar edhe 5 milionët e harxhuara për Marlon Santos nga Fluminense.

Philippe Coutinho tani te Barcelona (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Shumë mund të rritet pasi çmimet e Coutinhos dhe Dembeles, mund të shkojnë në 160 milionë euro, respektivisht 145 milionë euro, ndërsa për Semedon, mund të shtohet edhe një 5 milionë euro.

Klubi ka pasur luksin të blejë lojtarë me këto shifra pasi që ka pranuar një çek prej 222 milionë euro nga PSG.

Barca në buxhet kishte futur 198 milionë euro, ndërsa 24 milionë euro janë përdorur për gjëra tjera.

Neymar gjatë prezantimit /Getty Images)

Duke i parë këto shifra, Barcelona nga buxheti i saj ka harxhuar rreth 114 milionë euro, shumë që ishte bërë gati të harxhohet edhe nëse nuk do të ishte shitur Neymar.

Kjo ka sjellë sukses, pasi këtë vit Barcelona e kaloi grupin në Ligën e Kampionëve si lider, ndërsa në Kupën e Mbretit është ende në garë.

Sa i përket kampionatit spanjoll, pothuajse tashmë është mbyllur, pasi është nëntë  pikë para të tjerëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori