Pak më pak se një vit më parë, Real Madridi, fitoi garën kur e konfirmuan nënshkrimin me Rodrygo Goes.

Ishin vetëm disa muaj pasi nënshkruan me Vinicius Juniorin, kur ata fituan garën me klubet më të mëdha të Evropës, por sidomos Barcelonës.


Rodrygo ishte i qartë se dëshira e tij ishte të luante për Real Madridin.

GettyImages 1024904856 Rodrygo . (Photo by Ricardo Nogueira/Getty Images)

Ai bisedoi me Juventusin, dëgjoi ofertat nga Paris Saint-Germain dhe Barcelona, që kishin ecur para me bisedim.

Ka qenë agjenti Juni Calafat, i cili i ofroi me qëndrime, Jose Carlos Peres, president i Santos dhe Florentino Perezin, për ta mbyllur marrëveshjen pastaj.

Marrëveshja u arrit në më pak se 20 minuta.

Vetë Santos nuk kishte dëshirë ta shisnin në Barcelonë, duke pasur parasysh problemet që ende ekzistojnë pas transferimit të Neymarit.

GettyImages 1002163720 Rodrygo te Santosi . (Photo by Miguel Schincariol/Getty Images)

Rodrigu ishte në dijeni të interesit nga numri i klubeve, por kur erdhi thirrja nga Madridi, të gjitha të tjerat u hodhën poshtë.

Agjentit të tij, Nick Arcuri e mbylli marrëveshjen për 45 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app