Barcelona raportohet se po ndjek me vëmendje mbrojtësin e Sporting Lisobnës, Gonçalo Inacio, në prag të një lëvizjeje të mundshme verën e ardhshme.

Gjigantët katalanas kanë identifikuar një qendërmbrojtës me këmbë të majtë si prioritet për verën e vitit 2026 dhe Inacio është shfaqur si një opsion shumë i qëndrueshëm.


Ndërsa Barça po kërkon një mundësi në janar për të afruar një mbrojtës të ri, shanset e Inacios për të kaluar në ‘Camp Nou’ janë përjashtuar për shkak të komplikimeve me rregullat e ‘Fair Play Financiar’.

Për më tepër, Sporting ka pak gjasa të shesë mbrojtësin portugez në mes të sezonit.

Si produkt i akademisë së Sporting, 24-vjeçari ka qenë prej vitesh një shtyllë kryesore e mbrojtjes, duke regjistruar 230 paraqitje, 21 gola dhe 14 asistime.

Kontrata e tij skadon në qershor 2027, dhe Sporting mund të detyrohet të përfitojë financiarisht prej tij në fund të sezonit.

Ai është një pasues dhe ndërtues loje i shkëlqyer, me shpejtësi të lartë rikuperimi, duke e bërë të përshtatet në mënyrë ideale me filozofinë e Barcelonës./Telegrafi/

telegrafi sport app