Barcelona ia cakton çmimin Rafinhas

Barcelona thuhet se i ka bërë të ditur Rafinha Alcantaras se nuk është në planet e tyre dhe duan ta shesin atë në këtë verë.
Mesfushori aktualisht është në huazim te Celta Vigo deri në fund të këtij edicioni, ndërsa katalunasit nuk e duan rikthimin e tij në Camp Nou.
27-vjeçari kishte disa herë shansin që të tregonte vetën te Blaugranasit,mirëpo asnjëherë nuk ia doli të tregonte formë të lartë.
Në garë për transferimin e mesfushorit thuhet se janë edhe Valencia me Sevillën, derisa kjo verë do të përcaktojë të ardhmen e tij.
Rafinha ka luajtur në 23 ndeshje për - 22 në La Liga dhe një në Kupën e Mbretit, gjersa ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/04/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































