Gjiganti katalunas, Barcelona dëshiron ta përfundoj transferimin e Antoine Griezmann para fillimit të Kupës së Botës, pasi frikësohet nga rritja e çmimit.

Para disa javësh është përfolur shumë se Barcelona ka arritur marrëveshje personale me Griezmann dhe vetëm pritet përfundimi i sezonit për të zyrtarizuar transferimin e tij.


Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe gara për nënshkrimin e sulmuesit francez vetëm se është shtuar nga ekipe tjera të mëdha evropiane që e duan Griezmannin.

Por, sipas mediumeve spanjolle, Barcelona është përpara  Paris Saint-Germainit dhe Manchester Unitedit në garën për të nënshkruar me atë.

Griezmann Mustafi Griezmann është njëri nga sulmuesit më të fortë në botë në qarkullim (Getty Images)

Barcelona pritet të thyejë klauzolën e lirimit të tij prej 100 milionë euro këtë verë dhe ta sjell francezin në Camp Nou.

Megjithatë, sipas gazetës spanjolle Sport, Barcelona është e shqetësuar se do të duhet të paguajë më shumë se sa pritej për të nënshkruar me Griezmann nga Atletico Madridi.

Një klauzolë në kontratën e tij do të thotë se vlera e yllit francez mund të rritet nga 100 milionë deri në 140 milionë euro.

Kështu, gjigantët nga Camp Nou dhe vet lojtari shpresojnë të rregullojnë dhe përfundojnë lëvizjen e tij të ardhshme përpara Kupës së Botës. /Telegrafi/

telegrafi sport app