LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e do transferimin e Bruno Fernandesin, për ta huazuar më pas te Valencia si pjesë e marrëveshjes me Rodrigo Morenon

Barcelona e do transferimin e Bruno Fernandesin, për ta huazuar më pas te Valencia si pjesë e marrëveshjes me Rodrigo Morenon

Barcelona po shpreson që të transferojë Bruno Fernandesin nga Sporting Lisbona, para se ta huazojë atë te Valencia.

Ky operacion thuhet se do të jetë pjesë e marrëveshjes me Los Che, që ta marrin Rodrigo Morenon dhe ta lënë në huazim portugezin.

Blaugranasit kishin tentuar ta transferojnë sulmuesin nga Valencia, duke ofruar edhe shërbimet e Nelson Semedos, por që ishin refuzuar.


Mundo Deportivo raporton tani se katalunasit e duan transferimin e Fernandes nga Sportingu dhe më pas ta dërgojnë në huazim te rivali nga La Liga.

Mirëpo, Barcelona e di se do të jetë e vështirë për t’i marrë shërbimet e mesfushorit, shkaku që edhe Manchester United është në garë për të.

Djajtë e Kuq po refuzojnë që të paguajnë më shumë se 55 milionë euro për lojtarin, gjersa skuadra portugeze kërkon afro 70 milionë.

Unitedi bën ofertë të re për Bruno Fernandesin
Lexo po ashtu Unitedi bën ofertë të re për Bruno Fernandesin

Fernandez ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 14 asistime deri më tani në këtë sezon, derisa në sezonin e kaluar kishte shënuar 32 herë.

Barcelona është në pozitë ideale që të transferojë lojtarin, për ta huazuar më pas në Mestalla. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ndërkombëtare
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
Gjiganti anglez gati të shpenzojë 50 milionë për De Jong, Barcelona po e shqyrton ofertën

Gjiganti anglez gati të shpenzojë 50 milionë për De Jong, Barcelona po e shqyrton ofertën

La Liga
Milani dëshiron të nënshkruajë me yllin e ri të Chelseat

Milani dëshiron të nënshkruajë me yllin e ri të Chelseat

Serie A
Islanda me një mungesë të madhe ndaj Kosovës

Islanda me një mungesë të madhe ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Liverpooli dëshiron të nënshkruajë me yllin e Interit që vlen 75 milionë euro

Liverpooli dëshiron të nënshkruajë me yllin e Interit që vlen 75 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori