Barcelona e ka mbyllur sezonin me fitore, duke triumfuar 3-0 në udhëtim te Athletic Bilbao.

Pas 14 minutash lojë, Robert Lewandowski kaloi katalunasit në epërsi me asistimin e Fermin Lopez.


Nuk kaluan më shumë se tre minuta dhe sulmuesi polak realizoi edhe golin e dytë personal.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënua vetëm një

Dani Olmo realizoi nga penalltia në minutën e 90+4-të, për rezultatin final 3-0.

Kjo lojë ishte vetëm sa për protokoll për Barcelonë, pasi tashmë ka fituar titullin, duke mposhtur Real Madridin tri xhiro para fundit.

Këtë sezon, Barcelona e mbyll si lidere me 88 pikë, katër më shumë se Real Madridi. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app