Barcelona është e gatshme të ndahet me disa nga lojtarët e tyre më të mirë për ta rikthyer Neymar nga Paris Saint-Germain këtë verë.

Neymar vazhdon të lidhet shumë me një rikthim në Camp Nou, pasi dëshira është e dyanshme, nga lojtari dhe klubi katalunas.


Megjithatë, edhe pas disa tentativave në afatet e fundit kalimtar, një marrëveshje nuk ka arritur të materializohet.

Tani mediat në Spanjë raportojnë se katalunasit do të përfshijnë shumë emra të mëdhenj në këtë shkëmbim.

neymar 1

Sipas gazetës Sport, Antoine Griezmann, Ousmane Dembele, Philippe Coutinho, Nelson Semedo dhe Samuel Umtiti janë të gjithë në tavolinën e diskutimeve.

Nga ana e tyre, kampioni francez tani e vlerëson Neymarin së paku 180 milionë euro, ndërsa Barcelona synon ta ulë çmimin me ndonjë lojtar të përfshirë. /Telegrafi/

telegrafi sport app