LAJMI I FUNDIT:

Barcelona dëshiron ta përsërisë trukun që e përdorën me Araujon edhe me De Jongun

Barcelona dëshiron ta përsërisë trukun që e përdorën me Araujon edhe me De Jongun

Frenkie De Jong dukej i destinuar që të largohej nga Barcelona më herët këtë sezon, por ai tani duket se do të qëndrojë, ani pse e ardhmja e tij varet nga rezultati i negociatave për kontratën e re. 

Pasi rikthimit nga lëndimi që e la jashtë fushave për pesë muaj, De Jong pati vështirësi ta gjejë formën dhe kjo bëri që të mbetej në bankën rezervë të Barcelonës. 

Sidoqoftë, fati i tij ndryshoi në javët e fundit dhe ai tashmë konsiderohet pjesë e ‘lojtarëve të paprekshëm’ në formacion, së bashku me Pedrin dhe Dani Olmon. 


Dhe për shkak të kësaj, De Jong tani duket se do të qëndrojë tek Barcelona dhe në këtë proces ai me gjasë do ta nënshkruajë kontratën e re. 

Negociatat me drejtorin sportiv Deco pritet të nisin gjatë javëve në vazhdim, me të dy palët që janë të etura për të finalizuar një marrëveshje para përfundimit të sezonit. 

Ka një shpresë se bisedimet e kontratës do të jenë më të lehta se sa në të kaluarën mes Barcelonës dhe De Jong, ani pse klubi mund të vendos një klauzolë të re lirimi në kontratën e holandezit. 

Gjiganti anglez gati të shpenzojë 50 milionë për De Jong, Barcelona po e shqyrton ofertën
Lexo po ashtu Gjiganti anglez gati të shpenzojë 50 milionë për De Jong, Barcelona po e shqyrton ofertën

Sipas një raportimi nga Sport, Deco po e konsideron ta përsërisë trukun që e përdori me Ronald Araujon, duke e bërë të përballueshme për klubet e tjera që të nënshkruajnë me De Jong. 

Çmimi që po diskutohet t’i vihet klauzolës së re të De Jong është 80 milionë euro, shifër kjo që mund t’i joshë klubet angleze të bëjnë një lëvizje për 27-vjeçarin./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona mund të humb me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Osasunas, vetëm një copë letër mund ta shpëtojë

Barcelona mund të humb me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Osasunas, vetëm një copë letër mund ta shpëtojë

Ndërkombëtare
Djali i Cristiano Ronaldos mund të luajë për pesë kombëtare, duke përfshirë vendin e stërgjyshes së tij

Djali i Cristiano Ronaldos mund të luajë për pesë kombëtare, duke përfshirë vendin e stërgjyshes së tij

Ndërkombëtare
Logan Paul sfidoi Messin për një luftë, truproja hidhet menjëherë për të mbrojtur nderin e shefit të tij

Logan Paul sfidoi Messin për një luftë, truproja hidhet menjëherë për të mbrojtur nderin e shefit të tij

Ndërkombëtare
Djemtë e legjendës së Man Utd janë binjakë, por u bënë kapitenë të dy kombëtareve të ndryshme

Djemtë e legjendës së Man Utd janë binjakë, por u bënë kapitenë të dy kombëtareve të ndryshme

Ndërkombëtare
Shokohet Real Madridi: Agjenti i Alexander-Arnold fillon bisedimet me klubin e preferuar të anglezit

Shokohet Real Madridi: Agjenti i Alexander-Arnold fillon bisedimet me klubin e preferuar të anglezit

La Liga
Al-Hilal tundon Barellan me një pagë vjetore marramendëse

Al-Hilal tundon Barellan me një pagë vjetore marramendëse

Ndërkombëtare
Kalo në kategori