Ashtu edhe siç pritej, Barcelona e filloi me fitore ndeshjen e parë kampionate në La Liga për sezonin e ri.

Katalunasit fituan me rezultat 3-0 kundër Deportivo Alaves.


Golat për ekipin e Ernesto Valverde i shënuan Lionel Messi (64’, 90+2') dhe Philippe Coutinho (83’).

Lionel Messi (Foto: Getty Images)

Dhe normalisht që lojtari i ndeshjes është Messi, që përveç dy golave, ai goditi edhe dy herë shtyllën e portës kundërshtare.

Pas tij me notën më të lartë u vlerësua Ivan Rakitic, pastaj Coutinho, Luis Suarez, Sergi Roberto e Jordi Alba.

Coutinho 1 (Foto: Getty Images)

Te Alaves më i miri ishte mbrojtësi Martin Aguirregabiria.

Ndeshja e ardhshme e Barçës është kundër Valladolidit, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Barcelona:

capture 20180819 010549Alaves:

capture 20180819 010549 1

/Telegrafi/

telegrafi sport app