Barca fiton ndaj Sociedadit dhe vazhdon rrugëtimin drejt titullit
Barcelona e ka regjistruar fitoren e radhës në La Liga duke triumfuar ndaj Real Sociedadit me rezultat 2-1 në Camp Nou.
Goli i parë u shënua në fund të pjesës së parë (45'), kur pas një harkimi nga këndi të Ousmane Dembele, realizoi Clement Lenglet.
Në gjysmën e dytë, Juanmi e pranoi një top nga Mikel Merino dhe e barazoi rezultatin (62').
Mirëpo, nuk zgjati shumë dhe vendasit e rikthyen epërsinë. I asistuar nga Lionel Messi, Jordi Alba e shënoi golin që rezultoi i fitores (64').

Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro për t'u zhvilluar, Barcelona qëndron në krye të tabelës me nëntë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Atletico Madrid.
Real Sociedadi është në vend të dhjetë në tabelë me 41 pikë, zona evropiane është larg, por nuk është në rrezik as për rënie nga liga.
Në xhiron e ardhshme, katalunasit janë mysafirë të Deportivo Alaves, kurse Sociedadi është nikoqir i Villarrealit. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x767i6s






























