FC Prishtina 01 me barazim dramatik ndaj FC Riga, gjithçka mbetet e hapur

FC Prishtina 01 ka barazuar me rezultat 3-3 ndaj FC Riga në kuadër të fazës 1/16 të UEFA Futsal Champions League.
Kampioni i Kosovës, që është në mesin e 16 ekipeve më të mira në Evropë, e nisi ndeshjen shumë mirë.
Drilon Maxharraj shënoi në minutën e 6 për të hapur rezultatin 1-0, dhe shtoi edhe golin e dytë personal në minutën e 10, duke e çuar ekipin në avantazh 2-0.
Viktor Kulepovs arriti të shënojë pak para se të mbyllej pjesa e parë, për 2-1, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Braziliani Daniel Airoso barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 32, duke e hapur sërish ndeshjen. Por dy minuta më vonë, Ramadan Alaj riktheu epërsinë për FC Prishtina 01.
Kur ndeshja po shkonin drejt fundit, Jose Edouardo barazoi rezultatin në 3-3.
Ndeshja kthyese zhvillohet më 5 dhjetor në Riga. /Telegrafi/



































