Banorët e fshatit Vragoli në Fushë Kosovë po përballen me probleme me grumbullimin e mbeturinave, pasi, sipas një banori, ato nuk janë mbledhur për rreth katër javë.

Banori i ka dërguar Telegrafit fotografi nga gjendja në fshat, duke thënë se kontejnerët janë të mbushur në disa pjesë të Vragolit.


“Fshati Vragoli tash ka hy në javën e 4 që nuk merren mbeturinat. Po thuajse në tërë fshatin janë kështu kontejnerët”, ka thënë banori.

Ai ka kërkuar që shqetësimi i banorëve të bëhet publik, duke e cilësuar situatën si alarmante.

“Ju lutem postone se në Vragoli gjendja alarmante është për bërllog”, ka deklaruar ai.

Banori ka theksuar se grumbullimi i mbeturinave është problem në disa pika të fshatit, ndërsa përmes fotografive të dërguara në redaksi ka dëshmuar gjendjen e kontejnerëve. /Telegrafi/