Banorët e rrugës Horsham Close në Banbury, Oxfordshire të Anglisë, po ankohen për gjendjen e mjerueshme të rrugës që s’është riparuar prej më shumë se 40 vitesh.

Ian dhe Elaine Bowyer thanë se rruga nuk është asfaltuar asnjëherë që kur jetojnë aty.


Këshilli lokal u ka thënë se, sipas raportit të fundit ALARM, cikli mesatar i riparimeve të rrugëve është 103 vjet.

Banorët e tjerë e quajnë situatën të rrezikshme, pasi gropat dhe dëmtimet e asfaltit vështirësojnë drejtimin e makinës.

E këshilltari Andrew Crichton pranoi se rruga ka nevojë urgjente për mirëmbajtje. /Telegrafi/