Vendimi i marrë për vendosjen e një laure në hyrje të Grykës së Rugovës, është kundërshtuar nga banorët, aktivistë e ambientalistë të asaj pjese.


Punimet të cilat kishin filluar dje për ndërtimin e kësaj laure, u ndërprenë shkaku i kundërshtimeve nga ana e banorëve.

E sot, banorët e Rugovës kanë marrë veprime tjera për ta kundërshtuar ndërtimin e kësaj laure, që sipas tyre është e papranueshme.

56340107 10219962589998453 622577568507232256 n

Ata kanë dëmtuar tullat e vendosura për gurthemelin e laurës, si dhe i kanë ndezur thasët e çimentos.

Ndryshe sot, drejtori i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”, Fatmir Morina ka thënë për Telegrafin, se kjo laurë ka për qëllim ndalimin e dukurive negative siç janë prerja e pyjeve dhe se assesi nuk bëhet fjalë për vendose të taksës për qytetarët. /Telegrafi/

56440247 10219962590398463 6638504084959657984 n