Getinjo sot në Prime ka treguar se ka marrë një vendim për t’u larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Ai tha nuk ka ndonjë gjë me shtëpinë, nuk e ka shqetësuar agjë, por që e ka përmbushur misionin e tij brenda këtij formati.


Dalja e Getoar Aliut (emri i vërtetë) ka shqetësuar të gjithë banorët, të cilët si e kuptuan kanë shpërthyer në lot.

Screenshot 8 26 Foto: Screenshot/YouTube

Këtë e përjetoi më shumë Stresi, e krahas tij edhe banorja Vivien Thano, me të cilën ka krijuar një lidhje dashurie brenda shtëpisë.

“I kam premtuar që do të jem e fortë. E di që do të më mungojë shumë. Kam shumë besim te ai”, u shpreh Vivi.

Screenshot 15 11 Foto: Screenshot/YouTube

Geti tutje theksoi se ka lënë shumë gjëra jashtë, të cilat duhet t’i vazhdojë e t’i përfundojë.

Artisti nga Ferizaj e ka theksuar edhe një herë se nuk hyri për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, derisa i ka uruar suksese banorëve të tjerë. /Telegrafi/

Screenshot 13 12 Foto: Screenshot/YouTube