Banori i Big Brother VIP Albania, Ronaldo Sharka, në mbrëmjen e djeshme (e shtunë) mori vëmendje të madhe me veprimet e tij.
Ai doli në nominim dhe pas kësaj filloi të zihet me një pjesë të madhe të konkurrentëve të tjerë.
Krahas debateve dhe puthjeve në buzë me Deamishelin dhe Jorin, ai në një moment filloi të gjuante me miell banoren nga Kosova, Nita Latifi.
Gazetari ia ktheu thuajse një pako me miell Nitës, gjersa kishin mbushur edhe krevatet ku po flinin.
Një veprim i tillë ishte kritikuar më herët në BBVA, për faktin se nuk bën të luhet me gjëra ushqimore.
pt2 ??? #bbvipal https://t.co/LlBjq1slJe pic.twitter.com/58Ccg3WFm4
— BΣЯΛƬ IMΣЯI (@beratRQ7) April 9, 2023
Ata kanë fjetur në miell e madje ka qëndruar në dysheme deri mëngjesin e ditës së sotme (e diel).
Theksojmë që të fundit që u larguan nga shtëpia më e famshme në Shqipëri janë: Gerti Koxha dhe Lorenc Hasrama. /Telegrafi/
Per ju qe e humbet #bbvipal pic.twitter.com/o20N9yDP9d
— OpinionistiKS (@opinionistiks) April 9, 2023