LAJMI I FUNDIT:
Peja 7° clearsky_day

Banorët e Irzniqit të Deçanit për nder të 26 vjetorit të rënies së heronjëve për liri, dhurojnë gjak

Banorët e Irzniqit të Deçanit për nder të 26 vjetorit të rënies së heronjëve për liri, dhurojnë gjak

Banorët e Irzniqit të Deçanit kanë shënuar 26-vjetorin e rënies së heronjve për liri me një gjest fisnik.

Ata kanë organizuar një aksion të dhurimit të gjakut, duke treguar solidaritet dhe kujtim për ata që dhanë jetën për lirinë e vendit.


Kjo iniciativë, e mbështetur nga banorët dhe organizatat lokale, u zhvillua në Irsniq, ku morën pjesë shumë qytetarë të cilët dhuruan gjak për të ndihmuar ata që kanë nevojë dhe për të simbolizuar vazhdimësinë e përkushtimit ndaj vlerave të lirisë.

Për organizatorin dhe njëherazi edhe kryetarin e këtij fshati Shaqir Dacaj, për Telegrafin është shprehur se vitin e kaluar kanë filluar me këtë iniciativë të dhurimit të gjakut dhe sipas tij shpreson që këto aktivitete të mos ndalen.

Ai ka theksuar se shumica e dhuruesve të gjakut janë individ të cilët kanë luftuar në vitet 1998-99.

“Sivjet është viti i dytë, nuk ka qenë vështirë, ka qenë shumë e lehtë dhe ka njerëz të mjaftueshëm të cilët dhurojnë gjak të cilët kanë dhënë kontribut edhe gjatë luftës, në mesin e tyre edhe familjarë të dëshmoreve të cilët dhurojnë gjak, kemi edhe pjesëtarë të UÇK-së që kanë qenë në luftë edhe ata janë të interesuar për të dhuruar gjak dhe besoj që do të rritet numri i dhuruesve të gjakut”, ka thënë Dacaj për Telegrafin.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e ruajtjes së vlerave të lirisë dhe bashkëpunimit për të mirën e përbashkët, duke u angazhuar për të vazhduar traditën e solidaritetit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit.

Siç është rasti i mërgimtarit nga Gjermania Afrim Arifaj, për te cilin është viti i dytë radhazi që dhuron gjak për nder të rënies heroike të dëshmorëve të Irzniqit në Deçan.

Ai për Telegrafin shpjegon rëndësinë e dhurimit të gjakut e cila sipas Arifaj do ju hyjë në punë personave të cilët kanë nevojë.

“Unë jetoj në Gjermani që 35 vite mirëpo gjatë pushimeve mundohem që së paku të jem këtu kur dhurohet gjak, e sidomos kur jepet gjak për popullin tim ndihem shumë krenar të dhurojmë gjak, të ndihmojmë ndonjë që ka nevojë”, është shprehur Arifaj.

Ky aksion humanitar do të vazhdojë për disa ditë në fshatin Irzniq dhe kjo jo vetëm që nderon sakrificën e heronjve, por gjithashtu përçon një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e kujtimit të historisë dhe vazhdimit të ndihmës për komunitetin.

Në trend

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Kalo në kategori