LAJMI I FUNDIT:

Balluku: Nesër fillon kontrolli i rezervave të naftës në Shqipëri, asnjë tolerim për abuzuesit

Balluku: Nesër fillon kontrolli i rezervave të naftës në Shqipëri, asnjë tolerim për abuzuesit

Ministrja shqiptare e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka njoftuar se duke filluar nga nesër do të nisin kontrollet në terren për verifikimin e rezervave të depozitave të naftës në të gjitha kompanitë e hidrokarbureve në vend.

Në një postim në Facebook pas takimit me furnizuesit e karburanteve, Balluku ka thënë se do të ndëshkohen kompanitë që nuk përmbushin detyrimin për mbajtjen e rezervave të caktuara të naftës.

Balluku ka sqaruar gjithashtu se nuk do të ketë “asnjë tolerim për këdo që abuzon në kurriz të qytetarëve shqiptarë në këtë krizë globale që ka prekur të gjithë botën në sektorin e hidrokarbureve”.


Rama takon furnizuesit e karburanteve, qeveria pritet të ndërhyjë në administrimin e furnizimit me naftë në Shqipëri
Lexo po ashtu Rama takon furnizuesit e karburanteve, qeveria pritet të ndërhyjë në administrimin e furnizimit me naftë në Shqipëri

“Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit do të bëjë transparencën e çmimit të karburanteve dhe do të jetë një mekanizëm për menaxhimin e të gjithë situatës”, ka shtuar Balluku.

Ministrja ka kërkuar bashkëpunimin edhe të furnizuesve të karburante për ta përballuar këtë situatë me kosto sa më të ulët për qytetarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori