Ballkani ka triumfuar 1-0 në udhëtim te Drenica në kuadër të javës së 29-të në Albi Mall Superliga e Kosovës.

Në minutën e pestë, skuadra nga Skenderaj u detyrua të bënte zëvendësim të detyrueshëm, duke u larguar Koxy, ndërsa në vend të tij hyri Mëziu.


Pas gjysmë ore lojë, kampioni në fuqi i elitës së futbollit kosovar kaloi në epërsi me golin e Edvin Kuç.

Në 45 minutat e dytë, dy skuadrat patën raste të mira shënimi, por shpërdoruan mundësitë.

Kjo fitore për Ballkanin është jetike në garën për titull, pasi janë lider me 58 pikë, një më shumë se Drita. /Telegrafi/

telegrafi sport app