Kampioni i Kosovës, Ballkani, e ka vazhduar rrugëtimin në Evropë, duke siguruar grupet në Ligën e Konferencës, gjë që i mbush edhe arkat e klubit kosovar.

Pjesëmarrja në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve ia ka siguruar Ballkanit 280 mijë euro, edhe pse u eliminua nga gara më e rëndësishme në botë për klube.


Ballkani, kaloi La Fioritan dhe pastaj edhe Klaksvikun dhe Shkupin duke arritur në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

301172699 1252409705534113 776098483995912165 n

Këto raunde ia kishin siguruar 750 mijë euro.

Kësaj i shtohet fakti se për çdo raund Ballkani merr 100 mijë euro ekstra për shpenzime, pra shifra për katër raunde shkon plus edhe në 400 mijë euro tjera.

Kalimi në fazën e grupeve ia siguron çdo klubi edhe nga 2.9 milionë euro.

Shuma totale e Ballkanit shkon mbi 4 milionë euro të fituara deri më tani.

301287240 1159078514678234 3289320083124952045 n

Për çdo pikë të fituar në Ligën e Konferencës, pra barazim Ballkanit i fiton 166 mijë euro. Për fitore i takojnë 500 mijë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app