LAJMI I FUNDIT:

Ballkani assesi të gjejë rrugën tek fitoret, barazon në udhëtim ndaj Gjilanit

Ballkani assesi të gjejë rrugën tek fitoret, barazon në udhëtim ndaj Gjilanit
Foto nga arkivi

Ballkani ka luajtur baras 0-0 në udhëtim ndaj Gjilanit, xhiro e vlefshme për javën e 13-të të elitës së futbollit kosovar.

Komisioni i Garave kishte vendosur më herët për shtyerjen e kësaj ndeshjeje, për shkak të angazhimeve të Ballkanit në garat ndërkombëtare.

Pjesa e parë ishte mjaft e zbehtë dhe nuk prodhoi ndonjë rast të mirë për gol, me ndeshjen që zhvillohej kryesisht me duele në mesfushë.


Rasti i vetëm diçka më serioz në 45 minutëshin e parë i takoi Ballkanit. Ishte Vesel Limaj i cili me një vollej goditje në minutën e 13-të testoi Betim Halimin e vendasve që reagoi mirë.

Në pjesën e dytë pati diçka më shumë sa i përket rasteve të shënimit, por të dy portat në fund mbetën të paprekura.

Melos Bajrami (64’) pati një mundësi të mirë brenda zonës por goditja e tij shkoi në rrjetën e jashtme të portës së Koliçit.

Ballkani në anën tjetër pati një mundësi me Mamadou Danfa (87’) por i njëjti nuk arriti që ta shtyej topin drejt rrjetës pasi u shërbye mjaft mirë në zonë

Ballkani tashmë ka katër ndeshje pa fitore në elitë dhe vazhdon si lider me 40 pikë të grumbulluara, por që tani distanca me Llapin dhe Dritën është shkrirë në vetëm gjashtë pikë.

Gjilani në anën tjetër mori një pikë të vlefshme, në garën për të siguruar mbijetesën./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë

"Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush", ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan 'para të pista' nga klubi katalunas

La Liga
Stadiumi i pazakontë dhe i ndërtuar me pak para është zgjedhur si më i miri i vitit - lë prapa Satiango Bernabeun

Stadiumi i pazakontë dhe i ndërtuar me pak para është zgjedhur si më i miri i vitit - lë prapa Satiango Bernabeun

Ligat tjera
Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Premier League
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Shtatë persona të akuzuar për vrasjen e Armando Diego Maradonës - gjyqi ka filluar sot dhe kërkohet burgim i gjatë

Shtatë persona të akuzuar për vrasjen e Armando Diego Maradonës - gjyqi ka filluar sot dhe kërkohet burgim i gjatë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori