Zoti Balla theksoi se “pasi urdhëroi përdorimin politik të çdo institucioni shtetëror, pasi keqpërdori në ditën e zgjedhjeve policinë e shtetit, me forca speciale dhe helikopterë, pasi i numëroi vetë votat nga Ristani i tij në Komisionin Qëndror të “vjedhjeve”, pasi të gjithë shqiptarët panë fitoren e kandidatit tonë edhe në komunën Shalë, Saliu nuk e pranon humbjen dhe po rivë në veprim skemën e vjedhjes në bashkëpunim të mandatit nga Kolegji dhe KQZ”.

Zoti Balla tha se“është mëse e qartë se në Shqipëri Komisioni Qëndror i “vjedhjeve” dhe Kolegji shkatërruan zgjedhjet lokale të 8 majit, ashtu siç identifikohet shprehimisht nga raporti i OSBE/ODIHR-it dhe nuk kanë më asnjë legjitimitet për të gjykuar asnjë proces zgjedhor”. ”Sali Berisha, partia dhe makineria e tij zgjedhore, po mbajnë peng zgjedhjet lokale, sepse duan të vjedhin edhe mandatin e komunës Shalë në qarkun Shkodër”, tha ai./Telegrafi/