Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili një ditë më parë ka publikuar disa statistika të cilat sipas tij tregojnë se në vitin që lamë janë rritur shpenzimet, investimet kapitale dhe pagat në sektorin publik.
Por sipas deputetes Bajrami, këto përqindje janë publikuar nga ministri “për t’i fshehur dështimet”. Ajo tutje ka thënë se Murati ka manipuluar me numra në formë të përqindjeve.
“Për të, interpretimi i shifrave faktike në vend se ta tregojë gjendjen reale bëhet instrument për të manipuluar syrin e militantit, ndërsa realiteti shihet qartë për ata që duan të shohin. Në fakt, kushdo që jeton në Kosovë e din se zhvillimi infrastruktor i shtetit është lënë në harresë nga një qeveri e cila po e përfundon mandatin 4 vjeçar vetëm me përurimin e urës së vogël të Staradranit dhe me ndërtimin e katër çerdheve nga 160 të premtuara”, ka shkruar deputetja e LDK-së në Facebook.
Ajo ka komentuar edhe deklaratën e Muratit se shpenzimet buxhetore për vitin 2023 janë rritur me 13% në krahasim me një vit me herët.
“Po të ishte më fer të tregohej se këto shpenzime, duke e përfshirë edhe lëmoshën e shpërndarë në fund të vitit, arrijnë shumën totale prej 2.966 miliardë euro, apo saktësisht 342 milionë euro me pak se buxheti i planifikuar (3,238 mld euro)”.
“Në vijim, ai paska thënë se shpenzimet kapitale na qenkan rritur për 32% në krahasim me vitin 2022 dhe, nëse kjo është e saktë, i bie që në total janë shpenzuar 557 milionë euro apo 262 milionë euro me pak se buxheti i planifikuar (819 mil.euro)”.
Tutje, Bajrami është shprehur se “a din Hekurani se paaftësia për ta shpenzuar një buxhet të planifikuar nuk është arritje me të cilën mund të mburresh por cilësohet si dështim, mungesë vizioni dhe simptomë e keqmenaxhimit?”.
“Shpenzimet për paga dhe shtesa qenkan rritur për 111 milionë euro dhe sipas tij, pagat në sektorin publik qenkan rritur për 17%. Por mesatarja këtu sërish nuk e tregon realitetin sepse derisa Hekuranit i është rritur paga për 450 euro vitin e kaluar, ka kategori të tjera që kanë pasur ulje të pagës, dhe ka të tillë të cilëve paga nuk u ka lëvizur prej vitit 2016. Andaj është mirë që Hekurani ta dijë se kur ai han dardha nuk do të thotë se të tjerëve ju pihen dhëmbët”.
“Ndërsa për mallra dhe shërbime paska thënë se gjithashtu ka rritje për 17%, por paska thënë se 17% e 337 milionëve është me pak se 17% e 653 milionëve. Këtë vetëm gjenitë në qeverinë Kurti dinë ta deshifrojnë. Pra, për mallra dhe shërbime në vitin që lamë pas janë shpenzuar 394 milionë Euro dhe kjo rritje ka shkuar kryesisht në luksin e qeveritarëve sepse spitalet i kemi pasur pa barna e policët pa pajisje gjatë tërë vitit”.
“E si qershi mbi tortë, Hekurani paska provuar me krenari të na tregojë se subvencionet dhe transferet në vitin 2023 janë rritur për vetëm 1%, por shuma absolute na tregon diçka tjetër. Derisa ne vitin 2022 kjo qeveri ka shpenzuar 1 milardë e 65 milionë Euro për subvencione dhe transfere, apo 40% të totalit buxhetor, këtë vit për subvencione dhe transfere paskan shpenzuar 1 miliard e 75 milionë Euro, apo 36% të buxhetit. E vlefshme për tu theksuar se në të njëjtën kohë që kjo qeveri shpenzon gati gjysmën e buxhetit në subvencione, varfëria në vendin tonë është në rritje sipas UNDP-së. Me të vërtetë arritje për tu krenuar”.
Bajrami ka shtuar se çudia më e madhe në shifrat e Hekuranit është kjo: Qeveria Kurti II për nëntë muaj të vitit 2023 ka shpenzuar 263 milionë euro, ndërsa vetëm në tremujorin e fundit janë shpenzuar 294 milionë euro.
“Si ka mundësi? Nëse duam t’i biem shkurt dhe t’i injorojmë absurditetet si kjo më lart, shifrat me të cilat po mburret Hekuran Murati në fakt vetëm se e tregojnë më se miri mospunën e kësaj qeverie. Mos të harrojmë se jemi me 9 janar 2024, ndërsa qeveria Kurti II e ka marrë mandatin me 22 mars të vitit 2021”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje