Ministri në largim i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se vizita e sotme e delegacionit nga shteti IOWA në vendin tonë do të thellojë raportet mes Kosovës dhe këtij shteti federal amerikan.
Ai ka thënë se Kosova ka një partneritet strategjik me SHBA-të dhe falë angazhimit të këtij shteti të fuqishëm Kosova është e lirë.
“Jemi jashtëzakonisht të nderuar që sot kemi rastin të hapim vizitën e delegacionit të lartë të shtetit të IOWA-s, shtetit mik. Një partneritet të fuqishëm të Republikës së Kosovës, i cili shtet po e ndihmon Kosovën në shumë segmente. Në cilësinë e ministrit të Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës iu dëshiroj mirëseardhje këtij delegacioni të lartë dhe jam i sigurt që kjo vizitë do të jetë shumë produktive, që do të thellojë raportet vëllazërore dhe miqësore të shtetit të IOWA-s me Republikën e Kosovës. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen që i ka dhënë Qeveria amerikane, ndërtimit të shtetit tonë. Ne kemi një partneritet strategjik me SHBA-të dhe falë angazhimit të SHBA-ve ne sot jemi të lirë dhe ndërtojmë shtetin tonë”, tha ai.
Ndërkaq, ministri në detyrë i Bujqësisë, Memli Krasniqi tha se kanë pasur bashkëpunim konkret me IOWA-n dhe se Kosova ka çka të mësojë nga ta në sektorin e bujqësisë.
“Ne kemi pasur një bashkëpunim konkret me IOWA-n. Kosova ka çka të mësojë nga IOWA për fushën e bujqësisë veçanërisht. Besoj që kjo mund të shihet jo vetëm tek puna në fermë për dhe te pjesa e edukimit. Si sektor bujqësia në Kosovë tradicionalisht, ka pasur një rol të rëndësishëm dhe një rol qendror vazhdon ta ketë edhe tash. 12 për qind e BPV të GDP-së vjen drejtpërdrejt nga bujqësia dhe sipas vlerësimeve të BB rreth 20 për qind e gjithë punësimit në Kosovë, të hyrave që gjenerohen nga familjet e ndryshme, në vendin tonë vijnë nga bujqësia”, tha Krasniqi.
Ndërsa, gjeneral Rrahman Rama nga FSK, tha se pa përkrahjen e IOWA, FSK nuk do të ishte në këtë pozitën ku ndodhet sot.
“Fal përkushtimit, angazhimit dhe përkrahjes që kemi pasur ne si FSK jemi sot ku jemi. Pa përkrahjen e tyre ne nuk do të ishim në këtë pozitë ku jemi sot. Jemi sot institucioni më i respektueshëm në Kosovë, jo tash por që pesë vite. Kemi përkrahje të jashtëzakonshme në të gjitha fushat por që vlen të theksohet në aspektin logjistik, të komunikimit”, tha ai.
Ndërkaq major, General Timothy E. Orr, adjutant i Përgjithshëm i shtetit të IOWA tha se ata janë këtu që të veprojnë.
“Këtu ka potencial të madh. Siç thotë shprehja ‘Vizioni pa veprim, nuk është asgjë më shumë së një zbrazëti’. Pra, ne jemi këtu të veprojmë dhe siç e thamë edhe më parë të kalojmë në nivelin tjetër. Ne kemi njerëzit e duhur në dhomën e duhur, me marrëdhëniet e duhura pra, e gjitha varet nga veprimi. Unë e pres me padurim këtë javë në mënyrë që të vazhdojmë më dialogun dhe mundësitë për veprim dhe inkoorporim mes Kosovës dhe shtetit të IOWA-s”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë