LAJMI I FUNDIT:

Bairi, Shipoli dhe Ilirida e mbështesin Valdete Idrizin

Bairi, Shipoli dhe Ilirida e mbështesin Valdete Idrizin

Qytetarët e Bairit, Shipolit dhe Iliridës i kanë dhënë mbështetje të fuqishme, kandidates së PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizit. Gjatë takimeve që ka zhvilluar në këto lagje, është vërejtur një mobilizim sikur asnjëherë më parë për ta mbështetur një kandidat për kryetar të komunës.

Idrizi e cila në takime shoqërohej edhe nga kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, ka thënë se mbështetja e madhe që po i ofrohet nga qytetarët e bën të ndjehet shumë e fuqishme dhe tepër e motivuar për të vazhduar përpara. “E kemi nisur një projekt të përbashkët me qytetarët e Mitrovicës, për ta ndryshuar Mitrovicën për të mirë, prandaj edhe entuziazmi është kaq i madh”, tha ajo.

Sipas saj, qytetarët e kanë kuptuar se me fitoren e saj fitojnë të gjithë, prandaj fitorja tashmëështë e sigurt dhe e fuqishme. “Qytetarët nuk duan politikanë që merren me veten e tyre, që shkëputen dhe nuk jetojnë me realitetin e njerëzve të thjeshtë. Ata duan një kryetare që jeton me ta, që bashkëndjen me ta, që punon me ta dhe sukseset i arrin bashkë me ta”.


Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 22 tetorit, kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka zhvilluar edhe vizita dhe takime në lokalitete tjera, ku gjithashtu ka hasur në një pritje madheshtore.

Në trend

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Magazina
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Kalo në kategori