LAJMI I FUNDIT:

Bagels tradicional amerikan vijnë edhe në tregun kosovar

Bagels tradicional amerikan vijnë edhe në tregun kosovar

Të paktë janë filmat e famshëm amerikan, ku në skenat e tyre, protagonistët kryesor nuk ndalen në kiosqet përreth rrugës për të blerë kifle tradicionale amerikane, të cilat në gjithë botën njihen si bagels.

Një skenë të tillë e ka pasur në secilën episodë edhe seriali më i shikuar amerikan i kohëve të fundit, Suits, ku personazhi Harvey Specter, që e luan rolin e avokatit kryesor të firmës së famshme të New York-ut, refuzon të hajë mëngjese të shtrenjta përkundër reputacionit dhe pasurisë së tij, dhe gjithnjë ndalet para zyrës së tij për të blerë një bagel që e kombinon me djathë-krem apo përbërës tjerë, siç zakonisht mund të bëhet me këtë lloj kifle.

Por e gjithë lavdia e bagels-ave amerikan nuk është më vetëm skenë e një filmi të famshëm, sepse tani këtë produkt të shijshëm mund ta provojmë në Kosovë, pa pasur nevojë të shkojmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Recetën e kifleve amerikane “Bagels” për herë të parë në Kosovë e ka sjellë kompania “Buka Bakery”, e cila  bën gatimin e bukës dhe pjekurinave të ndryshme, të cilat janë të shijshme dhe të shëndetshme. Kiflen tradicionale amerikane “Bagels” në “Buka Bakery” mund ta provoni me disa shije;kombinime të ndryshme me salmon, djathë-krem, përshutë viçi dhe salcë me mjaltë.

Rrjeti Buka Bakery tani në asortiman ka edhe bagels, gjë që e rritë diapazonin e përjetimit të shijes për të gjithë konsumatorët tanë prandaj gjatë 5 viteve të operimit në treg, është shndërruar në lider të tregut në shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës.