Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka siguruar finalen në CCT South Europe ndaj ekipit Aurora, ndeshje e cila do të zhvillohet sot.

Nuk kanë të ndalur fitoret nga Bad News Eagles që nga fillimi i vitit 2023, pas ardhjes së trajnerit të ri në ekip ‘Devilwalk’.


Ndeshjen gjysmëfinale Bad News Eagles e fituan ndaj ekipit portugez SAW që renditet në vendin e 20 –të në botë, me rezultat 2-0.

Në ndeshjen finale Bad News Eagles do të takohet me ekipin Aurora të cilët renditen në vendin e 59 –të në botë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 19:00, sot (e mërkurë) dhe do të transmetohet në platformën Gjirafavideo. /Telegrafi/

telegrafi sport app