Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 71- vjeçari Binak Nabolli ka vrarë të birin Ylber Nabollin, 21 vjeç, pas një konflikti të çastit në banesë.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur arrestimin e 71-vjeçarit. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja e rëndë.


Rreth dy javë më parë në Kukës, një konflikt për pronën u shndërrua në një tragjedi për familjen Laçi. 74-vjeçari Sali Laçi u ekzekutua nga dy djemtë e tij në fshatin Bardhoc të Komunës Tërthore, transmeton BW.

Pas kryerjes së hetimeve ka rezultuar se kryefamiljari Sali Laçi u qëllua me tre plumba pistolete nga djali i tij, Avdi Laçi, 36 vjeç.

Bashkëpunëtor në krim ishte edhe djali tjetër i viktimës, Vexhi Laci, 31 vjeç. /Telegrafi/