Policia e Kosovës ka njoftuar se në Podujevë një femër e mitur ka pranuar trajtim mjekësor pasi është sulmuar nga babai i saj.

“Viktima femër kosovare (e mitur), ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.


Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/