LAJMI I FUNDIT:

Babai i Khabib Nurmagomedov në gjendje të rëndë shëndetësore, por McGregor bënë një gjest të madh për të

Babai i Khabib Nurmagomedov në gjendje të rëndë shëndetësore, por McGregor bënë një gjest të madh për të

Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov janë dy rivalët më të mëdhenj në UFC.

Irlandezi dhe rusi janë përballur vite më parë, ku ishte Khabib që e fitoi meçin teksa pas atij takimi kanë vazhduar përplasjet mes tyre jashtë ringut me deklarata të ndryshme.

Edhe përkundër rivalitetit të madh, irlandezi Conor McGregor së fundmi ka bërë një gjest për tu duartrokitur.


Babai i Khabib, Abdulmanap Nurmagomedov është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe së fundmi ai ka rënë në gjendje kome.

Khabib dhe Abdulmanap Nurmagomedov

E me të marrë vesh për këtë lajm, Conor McGregor ka vendosur që të dërgojë një mesazh inkurajues për të dhe familjen e tij.

“Lutem për shërimin e Abdulmanap Nurmagomedov. Ai është një njeri që ka nxjerrë mjaft kampionë bote, në disiplina të ndryshme të sporteve luftarake, të cilët ne nuk i dimë”.

“Një gjeni në sportet luftarake. Jam trishtuar kur kam dëgjuar lajmin e sëmundjes së tij. Në këto momente lutem për të gjithë familjen e tij”, ka qenë mesazhi i irlandezit në rrjetin social Twitter.

Ky gjest i McGregor është pritur mjaftë mirë nga fansat e UFC-së të cilët e kanë lavdëruar irlandezin për humanitetin e tij në këto kohë të vështira për rivalin Khabib. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori