Babai ka filmuar me krenari modelin e flokëve të vajzës, shikoni reagimin e saj

Nëna Anna Richey Fack ishte larguar nga shtëpia për disa ditë, duke i lënë fëmijët me bashkëshortin e saj.
Me shpresën që ai do t’i dërgonte ndonjë lajm se gjithçka po shkonte mirë gjatë mungesës së saj, bashkëshorti, Zach, i dërgoi një video në të cilën ai tregon dhe filmon modelin e flokëve që i kishte bërë vajzës së tyre para se ta çonte në kopsht.
Edhe pse gjithçka nisi mirë dhe vajza kishte një buzëqeshje në fytyrë, sapo pa në të vërtetë çfarë i kishte bërë babai me flokët, është pak të thuash që nuk ishte e kënaqur — kur u kthye dhe pa veten në pasqyrë.
Buzëqeshja iu zhduk nga fytyra dhe mbeti në heshtje, pa ditur ç’të thoshte përballë babait të saj shumë të lumtur dhe krenar.
Megjithatë, që të mos e mërziste, kur ai e kërkoi të buzëqeshte, ajo e bëri, por nuk i tha asgjë kur e pyeti nëse i pëlqente modeli i flokëve. /Telegrafi/

















































