Në gjykimin për nxitje të vrasjes së policit Trumf Riza, vepër penale për të cilën akuzohet Enver Sekiraqa, në cilësi të dëshmitareve janë dëgjuar babai dhe vëllai i policit të vrarë.
Visar Riza tregoi për problemet për të cilat tha se vëllai i tij, Triumfi, ka pasur me të akuzuarin Enver Sekiraqa.
Ai gjatë dëshmisë së tij tha se vëllai i tij në vazhdimësi kishte pasur probleme me të akuzuarin.
“Prej fillimit ka pasur probleme me zotërinë këtu, para se më ndodh rasti në Swiss Casino… Unë e di që atë ditë ka qenë me Arben Selmanajn dhe kanë qenë duke hyrë poshtë dhe aty në hyrje, faktikisht i ka ndalë dhe aty ka ndodh ajo çka ka ndodhë. Sa e di ka pasur edhe incizime aty që mundet trupi gjykues me i kërku”, tha dëshmitari.
Përpos këtij rasti dëshmitari tha se vëllai i tij gjatë gjithë kohës kishte pasur probleme me të akuzuarin.
“Non-stop ka pasur përcjellje. Djegia e kerrit, më vonë në fshat e kanë qitë e kanë vendosur në rrugë një ndërprerje dhe këto që unë po i përmend këto raste kanë qenë të hapura të gjitha në polici. Dhe unë kam qenë prezent shumë herë kur na kanë përcjellë”, u shpreh dëshmitari.
Për personat të cilët i kishin përcjellë Visar Riza tha se me emra nuk e di saktë se si quhen por tha se kanë qenë njerëz të Sekiraqës.
“Tash me emra nuk i di mirëpo ka qenë Rumqi, Liza edhe dy ose tre të tjerë por me emra sinqerisht nuk e di, ka pasur mundësi që ka qenë edhe ky prezent dhe edhe vëllai i vet”, tha dëshmitari.
Më pas dëshmitari rrëfeu se çka kishte ndodhur në ditën kritike dhe si e kishte kuptuar ai që vëllai i tij ishte qëlluar me armë zjarri e që më pas kishte ndërruar jetë.
“Unë kam pasë me punu pasdite dhe Triumfi më ka marrë dhe me ka çu te puna. Gjatë rrugës kemi pasur përcjellje që i ka njohur Triumfi njerëzit e tij, pastaj e di që është kthy se ka pasë me i marrë 100 euro djathin që e kemi çu te Grandi dhe pastaj në mos gabofsha është takuar me Blerimin dhe kemi biseduar në telefon më ka thënë jam te AM&PM, rreth gjysmë ore më pas kam marrë një thirrje prej një shokut që Triumfin e kanë gjujtë. E kam thirr një taksi dhe jam afruar deri në QKUK, kur kam mbrri unë aty ai veç kish pas vdekë. Në ndërkohë Policia ma kanë kumtuar lajmin”, tha Visar Riza.
Ndërsa kur u pyet për Arben Berishën, i cili është në vuajtje të dënimit lidhur me vrasjen e Triumf Rizës, dëshmitari tha se vëllai i tij asnjëherë nuk e kishte përmendur emrin e tij.
Gjatë marrjes në pyetje nga mbrojtësja e të akuzuarit, avokatja Kosovare Kelmendi, dëshmitari foli edhe për marrëdhënien të cilën vëllai i tij i ndjerë e kishte pasur me këngëtaren Adelina Ismaili.
“E përmendet lidhjen e vëllait tuaj me Adelina Ismailin, në çfarë rrethanave ka filluar ajo lidhje, a ka filluar kjo lidhje si lidhje spontane, apo ka pasur ndonjë pretekst tjetër?”, e pyeti avokatja dëshmitarin.
I njëjti u përgjigj se nuk e di, mirëpo më pas duke u përgjigjur në pyetjet vijuese të avokates ai tha se në atë kohë, vëllai i tij ka qenë pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, në mbrojtje të afërt (të presidentit Fatmir Sejdiu), duke shtuar se Adelina Ismaili kishte kërkuar mbrojtje nga tashmë i ndjeri, polici Triumf Riza.
“Sa e di unë ajo ka kërkuar ndihmë non-stop, sepse i patën qitë haraç dhe shumë herë e kanë kërcënuar”, deklaroi vëllai i Triumf Rizës, dëshmitari Visar Riza.
Në fund duke u përgjigjur në pyetjet e avokates së të akuzuarit, dëshmitari tha se ai pa mëdyshje beson se pas vrasjes së vëllait të tij qëndron i akuzuari Enver Sekiraqa.
Edhe babai i të ndjerit Triumf Riza, Shefqet Riza, gjatë dhënies së dëshmisë së tij rrëfeu se si kishte kuptuar për vrasjen e djalit të tij.
“Unë kam qenë në zyrën e kryetarit të Komunës në Kaçanik kur më kanë thirrë, më është thënë hajde shpejt se është plagos nga bandat e Sekiraqës. Po e dinë bre edhe policia, se ata recidivistë ishin”, deklaroi dëshmitari.
Edhe Shefqet Riza gjatë dëshmisë së tij deklaroi se Triumfi asnjëherë nuk e kishte përmendur asnjë person me emrin Arben Berisha. Gjatë kësaj seance dëshminë e tij lidhur me rastin e ka dhënë edhe Blerim Shala.
Ky rast ka filluar rishtazi pasi që Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ku Enver Sekiraqa akuzohet për nxitjen e vrasjes së pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë, Triumf Rizës.
Aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës e përfaqëson prokurori Haki Gecaj ndërsa rasti po gjykohet nga trupi gjykues i përbërë nga gjykatësit, Shashivar Hoti, Beqir Kalludra dhe Shadije Gërguri.
Gjatë seancave të kaluara, në rifillimin e gjykimit, Sekiraqa kishte thënë se nuk do t’u përgjigjet as prokurorit dhe as trupit gjykues
“Asnjë përgjigje, as prokurorit e as trupit gjykues nuk u përgjigjem”, kishte thënë Sekiraqa.
Sekiraqa ishte dënuar në vitin 2016 me 37 vjet burg në lidhje me nxitjen e vrasjes së policit Triumf Riza, mirëpo Gjykata e Apelit e gjeti të mbështetur ankesën e mbrojtjes dhe e ktheu në rigjykim çështjen. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut

Fotografi e rrallë e komandantit legjendar, historiani Abdullahu: Adem Jashari, në rëndomtësinë e autenticitetit të tij

“Kemi arritur marrëveshje” -zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Ish-ushtarët e UÇK-së s’do të ndalohen më në kufi

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës