Babai i De Bruyne: Kevini e do Cityn, dëshiron të fitojë më shumë trofe me ta

Babai i Kevin De Bruyne, Herwig ka thënë se djali e tij e do Manchester Cityn dhe nuk ka asnjë shans që belgu të largohet, kur ai pret të fitojë edhe më shumë medalje me klubin anglez.
Një mesfushor krijues që është vendosur brenda elitës globale duhet të jetë në kulmin e fuqive të tij në moshën 28-vjeçare.
Ai ka treguar mjaft shumë gjatë viteve të fundit për të sugjeruar që është njëri nga lojtarët kryesor te City, por edhe botë në rolin e tij.
De Bruyne ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në dy triumfet e Ligës Premier dhe një ‘tripletë’ vendore gjatë katër vite e gjysmë të tij në Etihad.
City e ka lidhur atë me një marrëveshje deri në vitin 2023 dhe nuk ka asnjë tregues që ajo marrëveshje të prishet, me gjithë murmurimën e çuditshme të bisedave të transferimit që ka dalë në faza të ndryshme.
Babai i De Bruyne, Herwig, ka mohuar një largim të djalit të tij, pasi sipas tij, Kevin e do klubin dhe dëshiron sa më shumë trofe me fanellën e tyre.
“Ai e do atë. Gjithçka në lidhje me të, ku ai jeton, klubin, qytetin – ai e do Manchester Cityn”, ka thënë fillimisht Herwig.
“Është e jashtëzakonshme që djali juaj mund ta realizojë ëndrrën e tij që kur ishte i ri dhe që ai mund ta bëjë atë, veçanërisht në Angli dhe në një garë që ai e do”.
“Jashtë fushës, ai është gjithmonë i qetë në pjesën e prapme të grupit, por Kevin në fushë është në frontin e grupit dhe gjithçka ka të bëjë me futbollin”.
“Ne e dinim gjithmonë se ai do të luante profesionalisht, por kurrë nuk ishim të sigurt se do të shkonte aq lart”.
Së bashku me dy titujt e tij, De Bruyne gjithashtu ka fituar tre Kupa të Ligës dhe FA Cup gjatë kohës së tij në Angli.
Synimi i tij është t’i shtojë trofeve të tij edhe trofeun e Ligës së Kampionëve me trajnerin Pep Guardiola.
“Për të, nuk është kurrë aq mirë. Ai gjithmonë dëshiron të bëjë më mirë, gjithmonë do të dëshirojë të bëjë shumë dhe më shumë derisa të përfundoj karrierën”, përfundoi babai i Kevin de Bruyne.
De Bruyne ishte jashtë fushave në disa ndeshje shkaku i lëndimit, por ai është rikthyer në formë këtë sezon dhe kontribuoi me gjashtë gola dhe 12 asistime për Cityn në të gjitha garat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë