LAJMI I FUNDIT:

Babai i Albion Rrahmanit shfaq flamurin e Kosovës në Rumani, menjëherë reagojnë personat zyrtarë për t’ia larguar atë

Babai i Albion Rrahmanit shfaq flamurin e Kosovës në Rumani, menjëherë reagojnë personat zyrtarë për t’ia larguar atë

Albion Rrahmani është duke shkëlqyer në Rumani me fanellën e Rapid Bukureshtit.

Së bashku me Rrahmanin te kjo skuadër po shkëlqejnë edhe Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani, tre futbollistë të lindur dhe rritur në Kosovë, shtet që Rumania nuk e njeh pavarësinë e saj.

Rrahmani shkëlqeu edhe mbrëmë, ku realizoi gol në fitoren e Rapid Bukureshtit 2-0 ndaj FC Hermannstadt, derisa golin tjetër e realizoi Ermal Krasniqi.


Dyshja shqiptare Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani me golat e tyre i dhurojnë fitoren Rapidit
Lexo po ashtu Dyshja shqiptare Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani me golat e tyre i dhurojnë fitoren Rapidit

Rumania nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por shpesh herë Rapidi ka postuar në rrjetet sociale flamurin e vendit tonë në nderë të futbollistëve kosovarë që ka në radhët e veta.

Në sfidën e mbrëmshme të pranishëm në stadium ishin edhe familja e Albion Rrahmanit.

Babai i Albionit, Driton Rrahmani një ish-futbollist kosovar me vete kish marrë edhe flamurin e Kosovës.

Në momentin e golit të Albionit, Driton Rrahmani festoi duke ngritur lartë flamurin e Kosovës dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer në stadium.

Mediumi rumun ‘DigiSport’ ka raportuar se menjëherë reaguan personat kompetentë duke i kërkuar Driton Rrahmanit ta largojë flamurin.

Gjithsesi nuk vonoi shumë dhe babai i Albion Rrahmanit e hoqi flamurin duke i kërkuar falje pasi nuk ishte qëllimi për të provokuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

La Liga
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Retegui dhe Lookman bëjnë 'Hyjneshën' të ëndërrojë: Dy yjet dhe mbrojtja e fortë po e çojnë Atalantën drejt Scudettos

Retegui dhe Lookman bëjnë 'Hyjneshën' të ëndërrojë: Dy yjet dhe mbrojtja e fortë po e çojnë Atalantën drejt Scudettos

Serie A
Tango argjentinase shtyn Prishtinën e Re drejt Superligës – Agustin Rojas, lojtari që po shkëlqen në Ligën e Parë

Tango argjentinase shtyn Prishtinën e Re drejt Superligës – Agustin Rojas, lojtari që po shkëlqen në Ligën e Parë

Liga e Parë
Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

La Liga
Kalo në kategori