LAJMI I FUNDIT:

Aymeric Laporte do ta përfaqësojë Spanjën në Euro 2020, Franca nuk llogariti kurrë në të

Aymeric Laporte do ta përfaqësojë Spanjën në Euro 2020, Franca nuk llogariti kurrë në të
Foto montazh: Marca

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte mund të përfaqësojë Spanjën në Kampionatin Evropian të kësaj vere.

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique, u ka kërkuar drejtorëve të Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) të shikojnë mundësinë që a thërrasin së ish-futbollistit e Francës U-21, disa javë më parë.

Vetë lojtari ka qenë i etur, duke filluar të përgatiste dokumentet e nevojshme për t’ia lejuar Spanjës që ta ftonte më 21 maj.


RFEF është ende në pritje të konfirmimit përfundimtar nga FIFA, por në këtë fazë besohet se është thjesht një formalitet.

Laporte ka lindur në Agen, Francë dhe u bashkua me Athletic Bibaon si adoleshent, duke kaluar tetë vjet në këtë klub para se të bashkohej me Manchester City për 65 milionë euro.

26-vjeçari ka përfaqësuar vendin e tij të lindjes në nivele të ndryshme të të rinjve, por asnjëherë në ekipin e parë, pas përzgjedhës Didier Deschamps, nuk e ka në planet e tij.

Ndërkohë, La Roja, ka pasur një interes për Laporten që prej të paktën 2016, kur Julen Lopetegui ishte në krye.

Shtetësia spanjolle lojtarit do ti miratohet dhe do t’i konfirmohet zyrtarisht të mërkurën.

Laporte mund të jetë pjesë e mbrojtjes të Luis Enrique në Euro 2020, së bashku me emra si Sergio Ramos, Eric Garcia, Pau Torres dhe Inigo Martinez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori