Komisionari i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se Kosova tanimë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, përcjell Telegrafi, Avramopoulos ka theksuar se si rezultat, tanimë pritet të vazhdohet me procedurat e mëtejme pas së cilës gjë qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë.
“Mund të konfirmojmë se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Mund të themi se është bërë një punë e madhe në këtë drejtim. Më lejoni të uroj autoritetet në Kosovë për punën e bërë drejt liberalizimi”, ka thënë Avramopoulos.
Në këtë drejtim, ndër tjerash ai ka përmendur marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Ndërkohë, siç kanë raportuar mediat, pas shpalljes së përfundimit të të gjitha kushteve për Kosovën nga Komisioni Evropian, gjatë muajve korrik-shtator pritet që Këshilli i Bashkimit Evropian të diskutojë për raportin e pozicionit negociues të Këshillit.
Diskutimet pritet të bëhen në Grupet Punuese për Ballkanin dhe ato për Punë të Brendshme.
Paralelisht me procedurën në Parlamentin Evropian mund të fillojnë edhe diskutimet në Këshill për të marrë mandatin për trialog.
Vendosjen në agjendë e bënë Presidenca aktuale e BE-së. Në këtë pikë, shtetet anëtare mund të kërkojnë informacione shtesë nga Komisioni Evropian i cili duhet të mbrojë propozimin për liberalizim të vizave në bazë të argumenteve që janë dhënë gjatë procesit.
Pas kësaj, përcjell klankosova, në muajin shtator pritet që Këshilli i Bashkimit Evropian ta miratojë pozicionin negociues të Këshillit.
Ky akt votohet në nivel të ambasadorëve dhe i nevojitet shumica e kualifikuar prej 55 %.
Po këtë muaj, pritet që të mbahet edhe diskutimi mes Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian ku duhet të pajtohen për votimet përfundimtare.
Trialogun e fton Parlamenti Evropian por prezentë duhet të jenë të tri institucionet e lartpërmendura.
Pas këtij diskutimi, nëse dakordohen të tri institucionet, pritet që në fillim të muajit tetor të jetë votimi në seancë plenare të Parlamentit Evropian.
Pas votimit në Parlamentin Evropian që duhet të jetë me shumicë të thjeshtë, duhet të bëhet votimi në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së në Bruksel (COREPER) që planifikohet të ndodhë në muajin tetor ose nëntor.
Vetëm një javë pas votimit nga ky Komitet, pritet që vendimi për liberalizimin e vizave për kosovarët të votohet përsëri nga Këshilli i Bashkimit Evropian, por tani në nivel të Ministrave të Brendshëm, që është edhe votimi përfundimtar.
Nëse nga këtu, ky proces merr dritën e gjelbër, gjatë periudhës nëntor – dhjetor, gjithçka mbetet është ceremonia e nënshkrimit dhe publikimi i vendimit në Gazetën Zyrtare dhe hyrja në fuqi.
Nëse dialogu i Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë përfundon në dhjetor, atëherë BE-ja do të zotohet për liberalizim të vizave në një afat sa më optimal, që mund të jetë janari i vitit 2019.
Në rast se kështu ndodh, pra dialogu përfundon me marrëveshje të pranuar nga të dyja palët, atëherë Parlamenti Evropian pritet që më së voni në shkurt, kur e mban edhe takimin e fundit, para zgjedhjeve të reja për institucionet e BE-së, të votojë për këtë çështje.
Por, po nëse diçka nuk ec sipas planit, atëherë afat maksimal për lëvizjen e lirë pa viza, do të jetë 1 korriku, ndonëse me pikëpyetje.
Kjo pasi zgjedhjet për Parlamentin Evropian mbahen në maj, ndërsa konstituimi i institucioneve të reja bëhet tek në vjeshtë, që nënkupton vonim për liberalizim për Kosovën, por edhe vënie në mëdyshje të krejt procesit, pasi votimet mund të sjellin në pushtet, në BE, forca që janë kundër heqjes së vizave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim