Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka shprehur shqetësimin e thellë mbi mos transparencën dhe mos llogaridhënien e Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
Në një komunikatë për shtyp të AVONET, thuhet se pas një kërkese për qasje në dokumente publike, e cila kishte si fokus informacione dhe dokumente nga fusha e prokurimit publik, Agjencia refuzoi të ofronte qasje në këto dokumente, duke shkelur kështu parimet e transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve, si dhe duke vepruar në kundërshtim me dispozitat e ligjit pozitiv për qasje në dokumente publike.
“Kjo situatë është shqetësuese, sepse dokumentet e kërkuara lidhen drejtpërdrejt me shpenzimin e parave publike, dhe refuzimi për t’i publikuar ato hedh hije dyshimi mbi integritetin e procesit të prokurimit. Të gjithë qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të dinë se si shpenzohen taksat e tyre, dhe mungesa e informacionit e dëmton besimin në institucionet publike”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.
“Gjithashtu, sipas nenit 17, paragrafit 3, nënparagrafit 3.1 të ligjit pozitiv për qasje në dokumente publike, qasje lejohet gjithmonë, kur kemi të bëjmë me shpenzimin e parasë publike, që në rastin konkret kemi të bëjmë pikërisht me të (shpenzimin e parasë publike, përmes aktivitetit të prokurimit)”.
AVONET thotë se mosdhënia e informacionit dhe mungesa e transparencës janë pengesa të mëdha në përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar një qeverisje të mirë. “Rrjeti i OJQ-ve AVONET bën thirrje për veprime të menjëhershme nga autoritetet për të garantuar qasje në dokumentet publike dhe për të forcuar mekanizmat e llogaridhënies”.
“Nga shumë qytetarë kemi pranuar ankesa se kjo qasje jotransparente dhe e kundërligjshme e këtij institucioni është një praktikë e ndërtuar që një kohë të gjatë nga ky institucion, fakt i cili është jashtëzakonisht shqetësues, sepse kjo sjellje e kundërligjshme nëse përsëritet për një kohë të gjatë dhe në vazhdimësi përbën elemente të keqpërdorimit dhe abuzimit me detyrën zyrtare, nga zyrtarët përgjegjës të këtij institucioni”.
Andaj, AVONET fton zyrtarët përgjegjës të këtij institucioni, që të reflektojnë urgjentisht në këtë drejtim, duke respektuar në tërësi legjislacionin pozitiv të vendit tonë, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi