LAJMI I FUNDIT:

Avokatja thotë se nuk përjashtohet vetëvrasja e Murat Jasharit

Avokatja thotë se nuk përjashtohet vetëvrasja e Murat Jasharit

Fehmije Gashi – Bytyqi, avokatja e Murat Jasharit, njërit nga të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, gjatë seancës ka thënë se se vetëm prezenca në sallë e Murat Jasharit, i vlerësuar nga ekspertët vendorë se vuan nga një çrregullim mendor është shkelje e madhe ndaj të drejtave të të mbrojturit të saj.

“I një personi që vetë prokurori i çështjes e ka vlerësu më paaftësi mendore edhe në kohën e kryerjes (së veprës) por edhe tani, konsideroj se është një shkelje e madhe ndaj të mbrojturit tim. Të përmendet skizofrenia e cila sipas shkencës së psikiatrisë bashkëshore edhe përkundër mjekimit është e pashërueshme dhe të mbahet në sallë gjykimi prapë është një shkelje e madhe”, ka thënë Fahemije Gashi – Bytyqi, avokate e Murat Jasharit, raporton Kallxo.com.

Gashi-Bytyqi ka propozuar dëgjimin e ekspertëve që kanë dhanë ekspertizën e tyre për Murat Jasharin ndërsa ndër të tjera ka thanë se sipas ekspertëve “nuk përjashtohet as mundësia e vetëvrasjes”.


“Andaj ju ftoj që mos të vazhdojmë të rrezikojmë edhe më shumë”, ka shtuar Gashi – Bytyqi.

10 të akuzuarit në rastin e “Syrit të Popullit” ngarkohen për veprat penale hakmarrje në ndihmë, dhunim, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.

Përveç Murat Jasharit dhe Bajrush Konjushës të akuzuarit tjerë të këtij procesi gjyqësor janë Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Rexhep Topllana, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha.

Seanca e radhës për rastin “Syri i Popullit” është caktuar të mbahet me 13 korrik.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori